
FRANCË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takojë sot në Paris presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.
Mësohet se pritja zyrtare bëhet në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris, ndërsa më datë 12 presidenti Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të mbajnë një video samit gjatë të premtes mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin zbutjen e tensioneve mes këtyre dy vendeve.
Ka qënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ai që konfirmoi ditën e djeshme se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradi do të vazhdojë më 12 korrik në Bruksel.
Takimi në Bruksel vjen pak kohë pas anulimit të atij në Shtëpinë e Bardhë. Shkak për “pushimin” e bisedimeve u bë publikimi i aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe disa luftëtarëve të tjerë të UÇK-së për krime lufte.
(k.m/dosja.al)