Politike

Vizat/ Braçe: Nuk ka betejë të Holandës me shqiptarët, por të Lulzim Bashës

Zv.kryeministri Erion Braçe, shprehet se nuk ka një betejë të Holandës me shqiptarët, por të vetë Lulzim Bashës.
Featured image of article: Vizat/ Braçe: Nuk ka betejë të Holandës me shqiptarët, por të Lulzim Bashës Lulzim Basha dhe Erion Braçe

TIRANË- Pas vendimit të shumicës së deputetëve në Parlamentin e Holandës, që qeveria të kërkojë në Komisionin Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë, (Lexo këtu) ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se nuk ka një betejë të Holandës kundër shqiptarëve, por një betejë të Lulzim Bashës kundër shqiptarëve.

Ai shkruan: “NUK KA BETEJE TE HOLLANDES KUNDER SHQIPTAREVE!

KA BETEJE TE LULZIM BASHES KUNDER SHQIPTAREVE!

Pas qendrimit dje te Qeverise se Hollandes,
Pas qendrimit sot te Delegacionit te KE ne Tirane,
Pas qendrimit sot te Komisionit Evropian,
#TeGjithe bashke:
#NUKRIKTHEHENVIZAT PER SHQIPTARET;

Deshmon ne menyre te qarte se:
KA NJE BETEJE KRIMINALE TE LULZIM BASHES KUNDER SHQIPTAREVE!”

Sipas tij, “Kercenimet e sotme te Lulzim Bashes dhe gojtareve te tij se, do te kete te tjere parlamente qe do marrin te njejtin vendim,
deshmojne se ecejaket e Lulzim Bashes neper zyrat politike te partive te ekstremit te djathte e deri raciste, jane #Beteja e tij e perditshme kunder shqiptareve”.

Postimi i plotë:

NUK KA BETEJE TE HOLLANDES KUNDER SHQIPTAREVE!

KA BETEJE TE LULZIM BASHES KUNDER SHQIPTAREVE!

Pas qendrimit dje te Qeverise se Hollandes,
Pas qendrimit sot te Delegacionit te KE ne Tirane,
Pas qendrimit sot te Komisionit Evropian,
#TeGjithe bashke:
#NUKRIKTHEHENVIZAT PER SHQIPTARET;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deshmon ne menyre te qarte se:
KA NJE BETEJE KRIMINALE TE LULZIM BASHES KUNDER SHQIPTAREVE!

Kercenimet e sotme te Lulzim Bashes dhe gojtareve te tij se, do te kete te tjere parlamente qe do marrin te njejtin vendim,
deshmojne se ecejaket e Lulzim Bashes neper zyrat politike te partive te ekstremit te djathte e deri raciste, jane #Beteja e tij e perditshme kunder shqiptareve.

I deshperuar per mbeshtetesit qe pakesohen duke i lene rretherrotull vec nje grusht keqberesish te dhunshem; I tmerruar qe qytetaria masive e Tiranes dhe cdo qyteti tjeter te madh apo te vogel nuk e mbeshtet, nuk e ndjek por e percmon; Lulzim Basha mendon se do i marre me vete duke ju hequr te drejta apo cenuar ne ekonomine e tyre, bere te pakenaqur duke ju treguar me dore qeverine! Me kriminal se kaq nuk mund te kete!

As qe e diskutoj qe qeveria ka problemet e saja ne administrim e sherbim ndaj qytetareve; Me to po merremi dhe forte madje, duke pastruar dhe modernizuar, #SHERBYER! Por, ne kete rast eshte Lulzim Basha, vetem dhe kriminal kunder shqiptareve!

Askush tjeter!

Ministri i Brendshëm i Holandës, Kajsa Ollongren, i shpjegoi Parlamentit dje se, nëse në vitin 2016 ishin 710 shqiptarë të dyshuar për vepra penale, në 2017-n numri i të dyshuarve zbriti në 499 dhe pësoi një ulje të mëtejshme vitin e shkuar, me 476; Numeri i shqiptarëve të dyshuar për kryerjen e krimeve në Holandë është i papërfillshëm, me më pak se 0,2% të totalit të krimeve të regjistruara përgjatë një viti.

Në krahasim, nëse në 2018-n kishte 476 shqiptarë të dyshuar, midis pakicave të tjera kombëtare ishin 10 520 polakë të dyshuar, pothuajse 4 mijë rumunë, 3 300 algjerianë, 3 500 belgë, mbi 3 mijë bullgarë, e shifra më të madhe kriminaliteti se shqiptarët kanë edhe algjerianët, marokenët, spanjollët, rusët, somalezët, portugezët, shtetasit e vendeve baltike, gjeorgjianë, etj.

E kuptoni?
Lulzim Basha ju ka shpallur lufte!

Postimi i Braçes

Ditën e djeshme, parlamenti holandez, votoi një projektvendim, i cili detyron qeverinë që të kërkojë nga KE kthimin e vizave për Shqipërinë. Nga ana tjetër për kryedemokratin Lulzim Basha vendimi i Holandës për kthimin e vizave është akt mosbesimi ndaj qeverisë Rama.

(B.B/ Dosja.al)

Një Koment në “Vizat/ Braçe: Nuk ka betejë të Holandës me shqiptarët, por të Lulzim Bashës

  1. Nga: ''Partia Lëvizja e Legalitetit''.
    Dega Vorë, Tiranë, Albania,
    Vorë më datë 19/04/2019.
    Holanda nuk është kundër popullit mikpritës shqiptar dhe as kundër kombit tonë, sipas Holandës shqiptarët jenë krenaria e Ballkanit me flamurin e kombit të tyre ''Kuq e Zi'' të Skëndebeut.
    Qeveria e Mbretrisë Demokratike Holandeze është kundër qeveritarve shqiptar të krimit te organizuar dhe korrupsionit të 29 vjecarit të fundit. Qeveria e Mbretrisë Demokratike Holandeze është kundër qeverisjes së shtetit policor kriminal të organizuar të modelit-katavician-berisha.
    Ky grup kriminal i mafjoz i organizuar ka një veprimtari kriminale nga viti 1992-2019.
    Për me tepër shiko vidion e mëposhtme:
    https://www.facebook.com/eduard.dervishi2/videos/2738957092797752/UzpfSTEwMDAyNTg1OTk4Njg2MjozNDUzNjU3OTk2Njg3NTA/

Shto Koment