Aktualitet

Viti i ri Shkollor/ Shahini: Do të vazhdojmë edhe online, kemi probleme me notën fiktive në gjimnaze 

VIDEO
Masat për COVID-19, u shpreh Shahini do të sjellin një ndryshim edhe tek arsimi parauniversitar. Shahini gjithashtu tha se nga e hëna ka nisur edhe shpërndarja e diplomave për maturantët, ndërsa në maturën e vitit 2021 do të ketë edhe risi. Problem tha ajo, mbetet nota fiktive në gjimnaze.
Featured image of article: Viti i ri Shkollor/ Shahini: Do të vazhdojmë edhe online, kemi probleme me notën fiktive në gjimnaze  Besa Shahini

TIRANË- Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar sot se nga muaji shtator, viti i ri shkollor do të jetë me ndryshime, dhe do të realizohet në dy formate; edhe fizikisht në klasa edhe online. “Kanali RTSH shkolla do të vazhdojë të punojë edhe gjatë verës, që në shtator të jetë tërësisht gati”.,-tha Shahini. 

Shkolla do të nisë më 14 shtator, por mund të ketë edhe shtyrje, theksoi Shahini teksa dha lajmin se deri në fund të vitit do të ndërtohen ose rikonstruktohen 38 shkolla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pandemia na detyroi të merrnim masa duke mbyllur shkollat, pastaj ishte e vështirë të kthenim nxënësit në shkollë. Buxheti i Ministrisë së Arsimit është orientuar drejt rindërtimit të shkollave. Janë planifikuar të rindërtohen apo ndërhyhet në 38 shkolla deri në fund të këtij viti, me punimet që do të mbarojnë në fillim të vitit tjetër. Kemi arritur të ruajmë dy projekte të kushtueshme, që janë të domosdoshme. Një nga këto është projekti i librave falas, që ka vazhduar për ëkto vite. Tjetri është pakti për universitetin dhe subvencionimi i tarifave për studentët dhe bursat e studentëve. Mbi 90% përfitojnë nga ky pakt. Viti i ri shkollor fillon në 14 shtator, të paktën sipas planifikimeve që kemi tani”, tha ajo.

Masat për COVID-19, u shpreh Shahini do të sjellin një ndryshim edhe tek arsimi parauniversitar. Shahini gjithashtu tha se nga e hëna ka nisur edhe shpërndarja e diplomave për maturantët, ndërsa në maturën e vitit 2021 do të ketë edhe risi. Problem tha ajo, mbetet nota fiktive në gjimnaze.

(F.g/dosja.al)

  • 11:45

    Incident në konferencën e Shahinit, ministrja i "sulet" gazetares së Top Channel: S'dinim gjë për abuzimin, kjo është tendencioze dhe joprofesionale (Reporteres i mbyllet mikrofoni)

    Ministrja e Arsimit Besa Shahini nuk e ka pritur mirë pyetjen e gazetares së Top Channel në lidhje me abuzimin seksual të të miturës në Babrru nga roja i shkollës. Gazetarja Kristi Gongo pyeti ministren pse nuk u veprua kur kishte informacion nga drejtori i shkollës për abuzimet nga Abaz Shehu. Shahini tha se nuk ka patur informacion nga ministria, duke mos e lejuar gazetaren t’i kundërgjigjej, pasi sipas saj, pyetja ishte jo profesionale dhe më tej në sfond u dëgjua Gongo që fliste, ndërsa mikrofoni ishte i fikur.

    REPLIKA:

    Gazetarja: Një pyetje për ministrinë, ju thoni se ndiheni krenare kur bëhet denoncimi për këtë çështje, por nga ana tjetër, ju kishit informacion për këtë çështje. Pse nuk vepruar?

    Besa Shahini: Kjo nuk është pyetje, kjo nuk është profesionale.

    Gazetarja: Kjo nuk është ajo që them unë.

    Besa Shahini: Është nga ana juaj si gazetare, dashakeqëse.

    Kristi Gongo: S’është nga ana ime, është nga ana e drejtorit të shkollës.

    Besa Shahini: Është joprofesionale të bëni pyetje tendencioze.

    Kristi Gongo: Nuk mund të më akuzoni për joprofesionalizëm.

    Besa Shahini:Mos flisni për rastet se dëmtoni viktimat. Por çdo indikacioni që është denoncuar nga drejtori janë marrë masat e pezullimit dhe shkarkimit. Po ju vë në kontekst, si gazetar që mbuloni arsimin. Rojet e shkollës janë punësim i bashkisë. Në këtë rast, bashkia e ka tërheq rojen me kërkesën e drejtorit të shkollës. Nuk ka patur kurrfarë njoftimi. Arsyeja pse mendoj se është pyetje joprofesionale është kjo, se një drejtor që jep deklarata pasi është shkarkuar, duhet të shtrohen pyetjet para se të bëni pyetje tendencioze.  (Fiket mikrofoni i gazetares së Top Channel).

Shto Koment