Aktualitet

“Arsim publik falas”, studentët paralajmërojnë protesta në ditën e parë të viti të ri akademik

Ditën e sotme një grup studentësh janë mbledhur para ministrisë së Arsimit në shenjë proteste.
Featured image of article: “Arsim publik falas”, studentët paralajmërojnë protesta në ditën e parë të viti të ri akademik Studentët duke protestuar para ministrisë së Arsimit

TIRANË- Ka nisur sot në shkallë vendi viti i ri akademik 2019-2020. Ditën e sotme një grup studentësh janë mbledhur para ministrisë së Arsimit në shenjë proteste, duke pretenduar se ende nuk janë përmbushur kushtet e Paktit për Universitetin të premtuara pas protestave masive që u zhvilluan gjatë vitit të kaluar.

“Arsim publik falas”, ishte thirrja e tyre, para godinës së ministrisë së Arsimit. Studentët janë paraqitur me banderola ku shkruhet: “Nuk mbulohet ligji me Pakt”

“Ne do të vazhdojmë të bëhemi bashkë për ndryshime të mëdha. Do të kemi forma të ndryshme organizimi për të protestuar. Një dimër i gjatë na pret përpara”,  shprehet një prej studenteve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ata thonë se nuk është e vërtetë se qeveria ka ulur tarifat apo përfitimet nga karta e studentit.

Nisi sot viti i ri akademik 2019-2020 në Shqipëri. 19 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore për të nisur rrugëtimin e ri në degën, ku ata kanë zgjedhur të studiojnë. Por, nga ana tjetër, këtë vit, vihet re një ulje e numrit të studentëve në krahasim me vitet e tjera.

(a.m/dosja.a.l)

Shto Koment