"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model për këtë proces...
Aktualitet
Përmes PAMJEVE! Si u festua nga shqiptarët Viti i Ri 2022
1 Janar 2022, 12:40Nga DOSJA
TIRANË– Viti i Ri 2022 u prit me festime dhe fishekzjarre në qytetet e vendit, ndryshe nga viti 2021, ku u festua nën karantinë dhe ore policore. Qytetarët shqiptarë patën mundësinë që të qëndronin deri në orët e mëngjesit për të festuar ndërrimin e viteve.
Në sheshet kryesore të Shqipërisë, qytetarët u grumbulluan për të shijuar atmosferën e fishekzjarreve. Atmosfera festive i shtyu mijëra banorë që të lënë pas dore kujdesin shëndetësor ndaj koronavirusit. Në Tiranë qytetarët kishin mundësinë të ndiqnin nga afër koncertin e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës e më pas shfaqjen me fishekzjarre e cila vijoi për disa minuta.
Si u festua në qytete të ndryshme të vendit?
Në Shkodër, festa e ndërrimit të viteve erdhi e zbehtë dhe pa asnjë lloj organizimi nga Bashkia, teksa qytetarët dolën në sheshe vetëm për të ndjekur spektaklin e fishekzjarreve.
Në qytetin e Vlorës është pritur me fishekzjarre, këngë dhe valle nga qytetarët të cilët e kanë pritur vitin 2022 në zonën historike të qytetit. Pas hedhjes së fishekzjarrëve që janë shoqëruar me këngë dhe valle, banorët janë drejtuar në Lungmare duke krijuar një trafik tepër të rënduar.
Në Durrës qytetarët dolën për të ndjekur koncertin e muzikës, i cili u shoqërua nga një spektakël mahnitës fishekzjarrësh.
Në qytetin e Gjirokastrës, Viti i Ri 2022 është pritur me fishekzjarre. Qytetarët, ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit dolën rrugëve të qytetit për të shijuar spektaklin e ndriçimit të dritave nga fishekzjarrët.
Në Berat, qytetarët tejmbushën sheshin e qytetit. Ata u grumbulluan rreth pemës së madhe të Vitit të Ri, të vendosur për herë të parë këtë vit mes dy lagjeve muzeale “Mangalem” e “Goricë”.
TIRANË– Festimet e mbrëmjes së Vitit të Ri nuk ishin dhe aq të mira për disa persona. Duke ditur se data 31 dhjetor nuk do të kishte asnjë kufizim në...
TIRANË– Viti i Ri 2022 u festua pa asnjë kufizim orari për qytetarët shqiptarë. 31 dhjetori 2021 u vendos nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që të mos ...
VLORË- Në këtë ditë të parë të vitit, qytetarët vlonjat kanë hyrë në det. Duket se kjo është mënyra se si e presin vitin e ri ndonëse temperaturat janë të ...
TIRANË- 14 fëmijë kanë ardhur në jetë natën e parë të vitit 2022. Këtë gjë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë një vizite...
KOSOVË- Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë ka aprovuar tarifat e reja për shërbimet e ujit në periudhën 2022-2024, të cilat do të vlejnë...