Berisha nxjerr emrat e kandidatëve për Kryesinë e PD, 'suprizë' Ina Zhupa
Sali Berisha TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka publikuar 47 emrat për anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike. Emrat...
Sali Berisha TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka publikuar 47 emrat për anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike. Emrat...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka depozituar një projekt-rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë për të...
Foto ilustruese TIRANË- Mbaron mbledhja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Në takimin e sotëm, i cili ka ni...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Parisit, bashkë me gruan dhe djalin për të parë në stadium ndeshjen e ...
TIRANË– Mbrëmjen e 31 dhjetorit të gjithë festuan, duke lënë pas një vit plot me ngjarje, disa të këndshme e disa më pak të këndshme. Personazhet VIP edhe këtë fund vit nuk i kanë zhgënjyer fansat duke ndarë me ta momente nga destinacionet e ndryshme ku po prisnin ardhjen e vitit të ri. VIP-at shqiptarë publikuan në rrjete sociale foto nga mbrëmja e 31 dhjetorit, ku të gjithë i thamë lamtumirë vitit 2021.
Nga Havana në Dubai, Tiranë dhe Prishtinë më poshtë do gjeni disa nga destinacionet ku VIP-at shqiptarë zgjodhën të festojnë Vitin e Ri dhe të përshëndesin ndjeksit e tyre me foto dhe video nga momentet e festave.
Blendi Fevziu
Moderatori Blendi Fevziu ka zgjedhur të udhëtoj me familjen e tij drejt Dubait nga ku dhe ka postuar foto krah vajzës së tij.
Gezuar 2022. Fat e mbaresi per te gjithe ju dhe familjet tuaja. Me kete rast po rikujtoj nje lutje te vjeter te Faik Konices: “Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën të mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë; falna durimin të thellojmë një punë me parë se të shkruajmë përmbi të: frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që jo vetëm të flasim me paanësi, por edhe të sillemi si të paanshëm; shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!”-shkruan Fevziu.
Ruensa Haxhia (Enca)
Këngëtarja Enca ndryshe nga udhtimet e saj të shpeshta drejt Dubait këtë fund vit ka zgjedhur Parisin për të pritur ndërrimin e viteve.
Gëzuar për t’u bërë versioni më i mirë i vetes dhe duke e bërë gjithmonë veten të lumtur Ps. Kjo darkë lundrimi në Seine ishte e mahnitshme!-shkruan Enca.
Bleona Qerreti
Bleona Qerreti Krishtlindjet dhe ndrrimin e viteve i ka festuar në Palm Springs, Kaliforni, nga ku ka postuar foto me atmosferën e jashtëzakonshme të festave.
Alketa Vejsiu
Alketa Vejsiu ka preferuar të zhvendoset në veriun e Italisë ku si duket po shijon pushimet mes bores dhe atmosferës së festave.
Armina Mevlani
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë publikuar foto nga një hotel luksoz por nuk kanë preferuar të tregojn destinacionin ku kanë pritur ndërrimin e viteve.
Te dashur miq , ju uroj gezuar Vitin E Ri 2022, shpresoj qe ne te na gjeje si foto 2 dhe ju shume te permbushur. HAPPY NEë YEAR 2022! –shkruan Armina krahas fotos me Shkëlzenin.
Ermal Mamaqi
Ermal Mamaqi, Amarda Toska dhe dy fëmijët, Joel dhe Sia kanë udhëtuar drejt Francës ku kanë postuar dhe foto për ndjekësit.
Duke pritur 2022 –shkruan Mamaqi krahas fotos me familjen.
Xhensila Myrtezaj
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj bashkë me vajzën e tyre Ajkën kanë zgjedhur si destinacion Londrën duke ndarë shumë foto me ndjekësit në rrjete sociale.
Ky vit qe kaloi ka qene viti me intensiv i jetes time. Hiri perendis ka qene prane familjes time. Me shume bekime. Jam emocionuar, jam lumturuar, jam krenuar, ka patur lot gezimi per shume surpriza qe zoti kishte rezervuar per ne. Por prap me zemren ne paqe. Lumturia ime gjendet ne syt e Ajkes, ne syt e Besit, ne syt e njerezve te gjakut tim, e atyre qe zoti bashkoi ne rrugen time,ne perkrahjen e fansave te mi. Ky vit me dha shume, e une lutem qe ky vit qe vjen te me japi shendetin e njerzve te shpirtit tim, dhe paqe e shpirtit, kaq. Ndonjeher egoja per te tejkakuar veten nuk na lejon qe te lutemi per gjen kryesore Shendetin, dhe gezimin e gjerave te vogla. Gezojuni dites se re, cdo merzitje kalon me kohen por mos lejoni rete e ngjyre gri, t’ju zene diellin tuaj!-shkruan Xhensila krah disa fotove nga momentet e saj më të mira për 2021.
Orinda Huta
Orinda Huta dhe Turjan Hysko bashkë me të voglën e tyre Atarën kanë zgjedhur të festojn dhe të presim ndrrimin e viteve në shtëpinë e tyre.
Gezuar dhe paci nje vit plot bekime! Lutem qe Zoti te plotesoj cdo lutje e deshire tuajen. Ju kemi xhan dhe ju falenderojme qe na e keni mbushur shpirtin plot me urimet tuaja gjate gjithe vitit.-shkruan Orinda krahas videos ku shfaqet bashkë me Turin dhe Atarën.
Marina Vjollca
Ky vit moderatoren Marina Vjollca dhe reperin Getoar Selimi i gjeti prindër të një vajze dyshja nuk kanë ndarë akoma për ndjekësit foto së bashku ndërsa ndërrimin e viteve duket se e kanë pritur në Tiranë.
Cfare deshirash keni per 2022?-shkruan Marina.
Luana Vjollca
Luana Vjollca duket se festat i ka pritur nën shoqërin e njerzëve të saj të dashur në shtëpinë e saj.
Po pres fizhekzjarret un-shkruan moderatorja krahs një fotoje ku shfaqet me të brendshme të kuqe.
Olta Gixhari
Aktorja Olta Gixhari është larguar nga Spanja ku po jeton me partnerin dhe djalin e tyre për të kaluar disa ditë pushimesh në Kubë dhe për të pritur 2022.
Mirë se vini në Tropicana shfaqjen më të madhe në të gjithë Caraibe 31.12.2021. Rroftë revolucioni Havana është festë-shkruan aktorja krahas fotos ku shfaqet tejet sensuale me puro dhe alkol në dorë.
Greta Koçi
Greta Koçi ka preferuar të qëndrojë në Vienë, Austri, ku është shpërngulur prej kohësh dhe po jeton me parnerin e saj duke pritur dhe ndrrimin e viteve me të.
1/365 ❤️ Paçi vetem dite te bukura!– shkroi këngëtarja.
Filloreta Raçi (Fifi)
Pas daljes nga “Big Brother VIP” dhe suksesit me këngën e fundit Filloreta Raçi ka zgjedhur Londrën dhe Tiranën për të pritur 2022. Këngëtarja ka postuar një foto teksa shihet duke konsumuar cigare dhe ka bërë tag Londrën si destinacionin e saj ndërsa më 1 janar është shfaqur në studion e “Big Brother Vip” ku ka përshëndetur Donaldin dhe Monikën duke i uruar për lojën dhe për vitin e ri.
Sabian Medini
Këngëtari Sabian Medini pas daljes nga shtëpia e “Big brother Vip” i është përkushtuar vajzës dhe djalit të tij ku dhe ka pritur me ta ndërrimin e viteve.
Si kjo ditë me diell paçit gjithë jetën Gezuar 2022-shkruan Sabian krahas fotos me dy fëmijët e tij.
Elita Rudi
Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko kanë postuar për ndjekësit në rrjete sociale një kartolinë të familjes së tyre ku siç shikohet ndërrimin e viteve dyshja kanë preferuar ta festojnë në Kosovë.
Një kartolinë nga familja Gjikolli-shkruan Elita krahas fotos me Gjikon, Zërin dhe Botën.
Kejvina Kthella ft. Arta Elezaj
Modelet Kejvina Kthella dhe Arta Elezaj kanë preferuar të gjedhin si destinacion Dubani dhe të presin ndërrimin e viteve nën shoqërinë e njëra tjetrës dhe mikeve të tyre.
Urime për një vit më të mirë-shkruan artan krahas fotove nga Dubani ku duket mjaft seksi. Ndërsa Kejvina shkruan: Gëzuar vitin e ri– teksa shfaqet e veshur me një fustan portokalli të hapur duke nxjerr në pah format e saj nga Dubai.
(D.K)/Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht për protestën kombëtare të thirrur nga Grupi i Rithemelimit të PD-së, të kryesuar nga ish-kryeminist...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar se në datë 8 Janar, do të zhvillohet një protestë përballë selisë së Partisë Demokratike. Në njoft...
TIRANË – Ish-gjyqtari Luan Daci ka reaguar publikisht pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta dënuar atë me gjashtë muaj burg për falsifikim doku...
PËRMET – Policia ka nisur një procedim penal ndaj Drejtorit të Ujësjellësit në Përmet, i cili akuzohet se nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për park...
PËRMET– Ky është Florian Dauti, kreu i Partisë Socialiste në Përmet, njëherësh dhe drejtor i ujësjellësit në Bashkinë Përmet, i cili është vënë nën h...
SHKODËR-Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dënuar me 10 vite burgim Mark Kodrën, 47-vjeçarin, i cili më 29 maj të vitit të shkuar qëlloi për v...
INDI – Sheiku i Dubait, Mohamed Alabbar, pronari i ‘Emaar Properties’, ka vendosur të ndërtojë një qendër madhështore tregtare, prej 5 milion ...
DURRËS – Katër persona janë vënë nën prangat e Policisë së Durrësit, pasi akuzohen se ushtruan dhunë në familje, ndërsa një 41-vjeçar u arrest...
TIRANË – Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, përkatësisht 62 dhe 64 vjeç, të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologji...
TIRANË- Nxënësit do të rikthehen ditën e nesërme në shkolla. Ministrja e arsimit Evis Kushi ka dalë me një mesazh për të gjithë nxënësit që do të rikthehen...