KRYESORET
Bota

Viti i parë i presidentit Biden në detyrë, VOA: Shpresat për përparim janë zbehur

18 Janar 2022, 17:23 Nga DOSJA
Viti i parë i presidentit Biden në detyrë, VOA: Shpresat për

SHBA- Presidenti Biden pati një vit të parë plot ngjarje në detyrë. Por ka pasur edhe një sërë krizash, që nga tërheqja kaotike dhe vdekjeprurëse nga Afganistani, e deri tek një fluks migrantësh që vazhdojnë të vërshojnë në kufirin jugor të vendit. I hedhim një vështrim arritjeve dhe sfidave të presidentit në prag të një vjetorit të tij në detyrë.

Ka kaluar një vit që kur Joe Biden filloi detyrën e tij si president, në një periudhë krize kombëtare me një mesazh uniteti dhe shprese. Bideni u zgjodh në detyrë me premtimet se do të shëronte ndarjet partiake në vend, do t’i jepte fund betejës së vështirë kundër koronavirusit dhe do ta kthente ekonominë në rrugën e duhur. Tani, ndërsa i afrohet një vjetorit në detyrë, shpresat për përparim mbi shumë nga këto premtime, janë zbehur.

“Mund të flitet shumë rreth zhgënjimeve për premtimet që nuk kemi përmbushur. Por do t’i plotësojmë shumë prej tyre”, tha presidenti të premten.

Presidenti Biden e nis vitin e tij të dytë në detyrë me një inflacionin në nivelin më të lartë në 40 vjet, me një shtim drastik të rastet me omikron ndërkohë që plani i tij i madh për shpenzimet e brendshme ka ngecur në Kongres. Përpjekja e tij për reformën e të drejtës së votës duket gjithashtu e dështuar; goditja e dytë që merr axhenda e presidentit nga vetë anëtarët e partisë së tij.

“Më habit fakti që Presidernti Biden kishte idenë se do të ishte në gjendje t’i bashkonte të gjitha franksionet në parti. Kjo ishte ndoshta naive dhe e bazuar në marrëdhëniet që ai kishte pasur 20 vjet më parë, apo ashtu siç bëhej politika në Uashington 20 vjet më parë. Ai ka qenë i ngadaltë për t’u përshtatur, ose për të pranuar dhe vlerësuar plotësisht se sa i polarizuar është vendi”, thotë David Barker, drejtor i Qendrës për Studime Presidenciale dhe të Kongresit në Universitetin Amerikan.

Shtëpia e Bardhë mund të pretendojë një sërë arritjesh në vitin e tij të parë, duke përfshirë miratimin e një buxheti masiv prej 1.9 trilionë dollarësh për lehtësimin e COVID-it dhe të projektligjit dypartiak për infrastrukturën. Por ka pasur edhe një sërë krizash, që nga tërheqja kaotike dhe vdekjeprurëse nga Afganistani, tek një fluks migrantësh në kufirin jugor të vendit dhe një rritje e madhe e rasteve të COVID-it.

Nga fundi i verës, shifrat dikur të qëndrueshme të Bidenit në sondazhe filluan të bien.

“Ne ende nuk e kemi zhdukur këtë pandemi dhe ajo po përkeqësohet. Presidenti supozohej ta kishte vënë atë nën kontroll. Fakti që ende jemi në pandemi ndikon në nivelin e miratimit për punën e tij“, thotë David Barker.

Presidenti Biden shpreson të shpallë disa fitore të tjera në kohë për zgjedhjet për në Kongres në nëntor, pak më shumë se nëntë muaj larg. Por ai përballet me sfida përtej pandemisë, që nga shqetësimet në rritje me Rusinë dhe Kinën, tek rrymat e kundërta politike në vend. Partia e presidentit në detyrë pothuajse gjithmonë humbet vende në zgjedhjet e mesmandatit. Dhe me diferencat tashmë të vogla në të dyja dhomat e Kongresit, viti i parë i betejës së Bidenit mund të bëhet edhe më i vështirë.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Tifozët

Tifozët

Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ende punë për të bërë, SHBA s'ndalon ndihmën

Trafikimi i qenieve njerëzore, Osmani: Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit

Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik

Zgjedhja e pasardhësit, Meta: Kuvendi të bëjë punën e tij, Opozita më e mirë janë shqiptarët

"Kush e bëri hapin e parë?"/ Pajtimi me Kim, Meta: S'shoh asnjë problem...

Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria

Aksident i trefishtë në Vlorë, makinat bëhen 'copash' në Skelë, shkak shpejtësia

Makina e policisë e dhunuar, gjendet një thikë në vendngjarje

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk më ka sjellë asnjë emër

Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00

Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të negociojmë, sillni emrat

Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces?

Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet Balla: Mos u nxeh!

Presidenti/ Alibeaj: PS do presidentin e saj, jo për popullin

Mediu: S'ka kohë për 8 e 10 kandidatë, Opozita duhet të ketë kandidatin e saj

'21 Janari'/ Tabaku: Duam të dimë kur do arrestohet X ministër. Balla: E di për kë e kam...

Dosja e '21 Janarit'/ Balla: Kam besim se do hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet punë e madhe për t'i luftuar

Pastrimi i parave, Çela: S'po bëhet mjaftueshëm, shqetësuese pasi po burojnë nga...

Harta e re gjyqësore/ Manja: Propozojmë një gjykatë të Apelit, s'ka ndryshime në ligj për Vettingun

Kryeministri mbaron fjalimin, qytetari 'zbrazet': Rama ik!

Integrimi në BE, McAllister: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, pa opozitë të fortë s'ka ecuri

'Do bashkëpunoni me Berishën?' McAllister i bën bisht pyetjes: Nuk është vendi për komente

“Ndahemi nga RMV”, McAllister-Ramës: Planet B e C mirë do të ishte të mos thuhen publikisht

Arrestimi i 2 ish-ministrave dhe deputetit të PS, McAllister: Inkurajoj autoritetet shqiptare

'1.500 vende të lira pune'/ Rama: S'ka profesionistë, mos të kërkojnë punë shteti

Finalja/ Masa edhe në shëndetësi, dyfishohen ekipet mjekësore, urgjenca në shërbim

Shkatërrimi i dosjeve në Kadastrën e Durrësit, Manja: SPAK ka nisur hetimet, kaq mund të them

'Kush është zyrtari i lartë, Lame?' Manja: Nuk i druhem asnjë presioni, dosja është e nxehtë

Manja: Janë thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me detyrën, 0 shance që të zhduken provat

Manja: Kallëzim në SPAK për Drejtoreshën e Agjensisë së Trajtimit të Pronave

Kupa e Conference League bën bashkë Veliajn e Dukën, dyshja shtrëngojnë duart në shesh

Vota e diasporës, Alibeaj: Vota vidhet brenda Shqipërisë, jo më jashtë

Vota e Diasporës, Gjiknuri: Jemi gati edhe për Reformën, të krijojmë një regjistër

Votat e Diasporës, Kryemadhi: Jemi avokatë të shqiptarëve jashtë Shqipërisë

Votat e Diasporës, Kim: Zgjedhjet e 25 prillit, jo perfekte, erdhi koha të veprojmë

SHBA si 'as' nën mëngë/ Berisha-Ballës: Ti mendon se u bëre amerikan? Mos fol...

Grabitja e Rinasit, avokati: Talo Çela s’mori pjesë, kishte gjurin e dëmtuar, s'kam kontakte

Balla-Kosovës: Eja në Ballkanin e Hapur, mos bini pre e keqinformimeve

Tabaku - Ibrahimajt: Manipulon shifrat e INSTAT, lexove fjalimin e dy ministreve të tjera

Butrinti/ Majko: Plani ka lidhje me VKM e 2002, në marrëveshje s'është përfshirë

Dendias i prerë për çamët e Ligjin e Luftës: Mos vazhdoni, ka pasojë për integrimin në BE

'Çështja e detit në Hagë'/ 'Këshilla' e Dendias: Të përshpejtojmë procedurat

Zonat detare me Greqinë, Xhaçka: Rikonfirmuam vullnetin për kompromis për në Hagë

Berisha në krye të PD-, Xhaferraj: Do fusë Opozitën në tension politik