Sport

Viti 2024 do të jetë viti i ndryshimit të madh të Champions League!

Problemi më i madh i këtij ndryshimi është menaxhimi i programit të ngjeshur të Premier League
Featured image of article: Viti 2024 do të jetë viti i ndryshimit të madh të Champions League! Foto ilustruese

Duke nisur nga viti 2024, Champions League do të pësojë një ndryshim themelor.

Skuadra kampione e këtij kompeticioni prestigjioz të futbollit do të duhet të luajë katër ndeshje më shumë. Aktualisht janë 13 të tilla deri në finale dhe pas tre vitesh kjo shifër do të shkojë në 17.

Drejtuesit e UEFA-s kanë arritur marrëveshjen me Shoqatën Europiane të Klubeve për të rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse. Kjo, normalisht, do të thotë më shumë marketing dhe më shumë fitim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Plani është ose shtimi i një grupi përpara fazës aktuale të grupeve në Champions League, ose do të bëhet një ndryshim brenda fazës, pa sjellë ndryshime të tjera më poshtë.

Problemi më i madh i këtij ndryshimi është menaxhimi i programit të ngjeshur të Premier League. Klubet angleze vuajnë shumë, sepse në ishull luhen 2 ndeshje në javë në shumicën e sezonit.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment