LIVE UPDATES
Insights

Viti 1990! Coca-Cola hyn në Shqipërinë komuniste, si u prit ‘lëngu magjik’/ Historia e rrëfyer dhe reagimi i sh

10 Maj 2021, 19:13 Nga DOSJA
Viti 1990! Coca-Cola hyn në Shqipërinë komuniste, si u prit

TRIUMVIRATI YNË I COCA-COLA-s

…Një pasditë shtatori të vitit 1990, kur bateria jonë kishte mbaruar stërvitjen e zakonshme me topat 120 m.m fushorë, shokun tonë, Paulinin, e thirrën jashtë rrethimit në takim me familjen. Isha shtrirë në krevatin tim të merrja një sy dhe madje po dremisja një surrogato gjumi, kur ndjeva shkundjen e kujdesshme të Paulinit. Sa hapa sytë ndesha fytyrën e tij të përkulur aq afër e me gishtin nër buzë, sa u binda për rëndësinë e ndonjë sekreti.

– Hajde, më hap bibliotekën, – tha. – Kam sjellë një gjë të çuditshme, – shtoi me pëshpërimë.

– S’të priste puna që vjen e më prish gjumin kështu, pa teklif? – i thashë tek ngrihesha prishaqefas.

– Hajde, hajde se kam me t’kallxue diça… po dhe due me shestu nji mende. Veçse kadalë, pa ra fort në sy!

– Heu! Pa ta shohim, – thashë nëpër dhëmbë dhe kaluam qetësisht përmes kapanonit, dolëm në koridor e fill mandej, nxorra çelsat e bibliotekës, mbyllëm derën dhe Paulinin menjëherë hapi çantën ushtarake të krahut.

Qeshë mësuar si përgjegjës biblioteke që t’u ruaja ushtarëve edhe sende të çmuara personale, ndonjë shishe pije, rroba civile e para, prandaj nuk ndjeva kurrëfarë kurreshtjeje të veçantë. Por Paulini qe i emocionuar. Nxorri disa rroba, kryesisht Bluza, një palë xhinse – që të gjitha rroba të huaja – dhe më në fund, ç‘mbështolli prej një gazete

“Puna” një shishe plastike të madhe e të çuditshme, përplot lëng të errët brenda. Në etiketën e saj – me shkrim elegant dore në ngjyrë të kuqe shkruhej “Coca-cola” si dhe të dhëna të tjera në anglisht, të cilat ne, mjerisht, nuk i kuptonim.

-Kush ta solli mër gamor, – e pyeta duke imituar grupin e tironsave tanë.

– Nigio si asht puna, – ftilloi ai. – Kanë kenë për vizitë dajat e nans teme prej Ameriket. Kanë pru dhurata për gjithkend, tesha ma shumë, po i kët shishe ua kishin mbajt n’doganë. Ata kanë ika ka i javë e shishja u kishte ardhë dje nadje. Vllau ma dha se vetë kishte pas frikë me e çilë pse thot se asht drogë. Edhe pse ma dha m’porositi mos me e çilë… Si po ia bajmë? A thue me e provue? Thaç mos mer erë ti… noshta e njeh ma mirë se je i lexuem… A menjimend asht drogë?

– Me sa di unë, drogë është… ma e rrezikshmja…

– Nuk e di… vendose vetë, ja ta hjedhim mbas repartit, n’trapin n’mjedis t’shegve t’egra, ja ta provojmë. Si thue?

– Ta provojmë?

– Po mor, po drogohena edhe na i herë, nami u baftë!

E shkunda fort shishen që shkumëzoi firrishëm sikur të ndrynte brenda shtatqind shejtanë. Masandaj i thashë Paulinit se “asht dam” me e flakë dhe në qoftëse e provojmë, të thërrasim shokët më besnikë që dinë ta ruajnë sekretin. E gjykuam si kohën më të volitshme orën njëmbëdhjetë të natës, kur komanda dhe kapanonet e ushtarëve janë në pikë të gjumit. Sipas planit do të dilnim në skaj të rrethimit me tela, larg, ku qenë ngrehë dy mullarë me bar të thatë.

Ishte ora njëmbëdhjetë e gjysmë dhe grupi i konspiracionit tonë përbëhej prej gjashtë vetësh, prej të cilëve te mullarët qemë veç tre. Tre të tjerët qenë vendosur roje të përforcuara – njëri tek dritaret e zyres së komandantit. Ky me të diktuar se ngrihet komandanti, do të lajmëronte rojen tjetër që qëndronte më tutje në dyert e kapanoneve dhe ky, nga ana e tij, do të lajmëronte të tretin që qëndronte në distancën midis kapanonit dhe mullarëve. Me të marrë sinjalin, roja i fundit do të vinte rrufeshëm të na lajmëronte në kohë. Përndryshe, siç mendonim ne, secili e kishte të sigurtë burgun. Te mullarët kishte mbetur grupi i provës: unë, Paulini dhe Hekurani nga Gramshi. Vetëm pasi ta provonim ne, do të ndërronim të tjerët që dhe ata ta provonin Coca-colën, nëse me ne gjithçka do të shkonte mirë. Por nëse gjithçka do të shonte keq, të tre shokët tanë të ngushtë në rojë, gjithësesi do të vinin pas gjysëm ore dhe do të kujdeseshin për ne dhe do të na qëndronin pranë gjersa të na kalonte efekti i drogimit, i cili, siç mendonim, nuk do të zgjaste më shumë se 24 orë.

Kështu, të gjendur pështetur pas mullarëve, natën, nën pingërrimën e këngës së bulkthave, nën hijen shtypëse të majës së Sheldisë që ngrihej thikë përpjetë, me kupat e syve që na zienin nga misteri, përpiqeshim, pa e tradhëtuar veten, t’ia ngecnim provën e parë njëri-tjetrit. I kishim shtrydhur deri dhe pikat e fundit të dijeve tona mbi drogat dhe efektin e tyre, të cilat, gjer në atë moment përmblidheshin në pesë lloje: Doping (këtë e dinim falë thashathemeve të futbollit), Hashash, Heroinë, kokainë dhe Coca-cola. Por se cila ishte më e forta dhe më e rrezikshmja, ne e dinim mirë dhe ishim të gjithë të një mendje: Coca-cola!

– Luej vendit, Agron! Hajde jepi se tesh s’kena ça t’menohena ma…- tha Paulini. – Hiqja tapën!- tha gati me urdhër.

– Pse s’e bëjmë me short? Kujt t’i bjerë shorti, ta provojë i pari, – propozova unë.

– Ja e provon njitesh, ja e treta si granatë n’jedis shkorretit, pasha shpirtin e babës! – dha ultimatumin Paulini.

– Pse s’e provon vetë, meqenëse ty ta kanë dhuru! – u ankova unë.

– Shikjo, hiqja at tapë e provoje se boll besa po lutna… ke lexu i qerre libra pa na tutesh si me kenë çikë!

– Ça ben ore ça ben dhe ti… Jepi o t’u mbylltë, dy gllenjka gurmazit… aq, – dha zemër Hekri. Ai madje ia mori shishen Paulinit dha ma la me vendosmëri ndër duar.

E hapa. Zhurma dhe presioni i gazit bëri të gufojë lëngu jashtë grykës dhe të më lag duart. Ishte një ndjesi e çuditshme e asaj substance të lagësh e të huaj në lëkurën time, thuajse të më qe përhapur një acid gërryes nëpër pore. Pa pikë turpi, anipse me drojë të madhe, lëpiva trinën e dorës me gjuhë. Ndriste hëna, por rrezet e saj nuk na kapnin, për shkak se i pengonte maja trekëndëshe e Sheldisë, mu si një piramidë e lashtë. Sytë e shokëve më ishin qepur gacë. Mandej me të shpejtë ngrita grykën e shisheshes, i trimëruar nga një ide e pakufijtë dhe absurde heroizmi: e rrëkëlleva gjatë në gurmaz lëngun misterioz, duke ndjerë një djegësirë të ëmbël, thjesht ngase m’u duk poshtëruese ta pija mu sikur një mace e trembur lag gjuhën pakëz. Ma hoqi shishen Hekri dhe heshtën t’u flisja i pari.

– Hë? – thanë të dy njëherësh. – Si t’u duk?

– Hiç.

– Si hiç? A nuk të vjen për të fluturuar? Thonë se me drogë fluturojnë…-belbëzoi Hekri.

– Fantastike! Ngjan pak me aranxhatën, por shumë më madhështore.

Hekri nxitoi dhe ia la shishen Paulinit. Ky e mori dhe para se ta rrëkëllejë, pa anash dhe përreth, mandej na u drejtua me një ton melodramatik:

– Të rrnojë Partia burra! – tha dhe u dëgjua se si i këndoi lëngu në gurmaz.

– Për besë edhe mue m’u duk si aranxhatë, – konfirmoi ai, duke ia përcjellë shishen Hekrit. Por Hekri prap ma la mua në dorë. Unë prapë rrëkëlleva disa gëllënjka dhe vrisja mendjen se me çfarë ngjante, si do të dukej efekti. Kur e provoi dhe Hekri, unë prapë e ngrita. Kisha përshtypjen sikur mullarët lëkundeshin. U përpoqa që të mos shoh asnjë objekt. Kur pimë edhe disa herë të tjera i pyeta: – a ndjeni gjë?

– Ja, ti, për shembull, më dukesh dy, – tha Hekri, duke lëshuar një gromësirë të thershme dhe duke më zgjatur shishen.

– Për triumviratin! – shpalla dhe e rrëkëlleva prapë.

– Ha-ha-ha! – qeshi me një gaz artificial Hekri. – Iku ky!

Piu dhe Paulini.

– Sikur s’kenka gja kjo Koka e Kolës more burra, – psherëtiu i zhgënjyer Paulini.

– Prit o prit, se s’i dihet. Tani do fillojë efekti.

– Leshi! – Tha Paulini.

Ndërkaq u ndien hapa dhe ne kaluam pa bëza pas mullarit. Ishin shokët tanë roje, për të cilët s’na kishte rënë mendja t’i zëvendësonim për t’i bërë pjestarë të asaj darke të fshehtë.

Kur qe tharë krejt shishja, e mbuluam rrëzë mullari me kashtë, a thua ishte një kufomë. Mandej tinëzisht, si pas një vrasjeje, rrëshkitëm si hije nga pas kapanonëve për në fjetore.

U shtriva në krevat dhe, me pëllëmbë në rropulli, ndjeja se si bashkëpunonte brenda meje me gjakun socialist eliksiri i Europës borgjeze.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

blog blog agron tufa agron tufa

Sondazh

Poll
Insights 6 Maj 2021, 06:39

Rruga e re kineze e Mëndafshit pëson të çara

Në Rrugën e re të Mëndafshit, si projekti prestigjoz i Kinës po shfaqen të çara. I nisur në vitin 2015, si projekti më i rëndësishëm i politikës së jasht...

Insights 3 Maj 2021, 06:23

Evropa dhe lufta për lirinë e shtypit

Sllovenia ra katër vende më poshtë në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij për vitin e kaluar. “Politikanë të njohur vazhdojnë të godasin ...

Insights 25 Prill 2021, 11:44

ZGJEDHJET- Tregim nga Maria Luisa Bardelli

Zëri i folësit tingëllonte në shesh, në këtë shesh të vogël të një fshati të humbur në male, si shumë fshatra të tjerë, dhe Hasinto Tumanjana po pyeste veten se...

Insights 23 Prill 2021, 12:38

Padronët e dinjitetit

Po marr përsipër të shkruaj vetëm për t’i dhënë përgjigje të shkurtër një pyetje të thjeshtë – Si e trajton e drejta evropiane fenomenin e sistemit të të dhënav...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën