Aktualitet

Vit i ri, rregulla të reja/ Ndalohen sharjet në Polici! Nënat me fëmijë s’do shërbejnë më natën, tolerime edhe për uniformën. ‘Kleçka’ me Facebook-un

Publikohen nenet e rregullores së re, në të cilën përfshihen ndryshimet ndaj punonjësve femra. Përveç përjashtimit nga turni i darkës, punonjëset e policisë, në muajt e dukshëm të shtatzënisë, nuk do të mbajnë uniformë policore.
Featured image of article: Vit i ri, rregulla të reja/ Ndalohen sharjet në Polici! Nënat me fëmijë s’do shërbejnë më natën, tolerime edhe për uniformën. ‘Kleçka’ me Facebook-un Foto ilustruese

TIRANË– Qeveria ka ndryshuar rregulloren për Policinë e Shtetit. Për herë të parë parashikohet që punonjëset e policisë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijë deri në moshën 1 vjeç të mos jenë ‘aktive’ për turnin e tretë, pra të mos kryejnë shërbimin e tyre gjatë natës.

Gazetari Adriatik Doçi ka publikuar nenet e rregullores së re, në të cilën përfshihen ndryshimet ndaj punonjësve femra. Përveç përjashtimit nga turni i darkës, punonjëset e policisë, në muajt e dukshëm të shtatzënisë, nuk do të mbajnë uniformë policore. Po ashtu për herë të parë lejohet transferimi i punonjësve të policisë në struktura të tjera shtetërore.

Gjithashtu rregulloja e re ndalon sharjet gjatë dhe jashtë detyrës nga punonjësit policisë, pasi të gjithë ata që do të “kapen mat” do të ulen në gradë si dhe do t’u shtyhet afati i gradimit. Ndër kufizimet e reja, është parashikuar edhe ndalimi i telefonit dhe i rrjeteve sociale, përfshirë edhe Facebokun, gjatë ushtrimit të detyrës. Por nuk mbaron këtu…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe pasi kanë mbaruar shërbimin punonjësit e policisë duhet të kenë kujdes me fotot apo materialet që publikojnë në rrjete sociale. Shpërndarja e informacioneve sekrete mund të sjellë edhe largimin nga detyra pasi përdorimi i të dhënave që janë mbledhur për shkak të detyrës, ndalohen që të përdoren jashtë. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment