Aktualitet

‘Visi i vogël që u tremb’/ Ish-polici Santiago Malko shkoi tek i biri në spital para se të vritej, klani Duka i zuri pritë… si e ndoqi ‘Doqja’ i Vlorës viktimën, urdhëri që iu dha shoferit: Ja tek është X 5-a (DINAMIKA)

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, që tronditi Tiranën përgjatë vjeshtës së vitit 2019, u realizua sipas prokurorisë nga klani Duka, një grup kriminal tejet i rrezikshëm që vepron në kryeqytet por jo vetëm.
Featured image of article: ‘Visi i vogël që u tremb’/ Ish-polici Santiago Malko shkoi tek i biri në spital para se të vritej, klani Duka i zuri pritë… si e ndoqi ‘Doqja’ i Vlorës viktimën, urdhëri që iu dha shoferit: Ja tek është X 5-a (DINAMIKA)

TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë hetimore në ngarkim të Blendi Tetës, i cili tashmë do të përballet në gjykatë me akuzën e vrasjes me paramendim e kryer nga grupi i strukturuar kriminal. Vrasja e ish-policit Santiago Malko, që tronditi Tiranën përgjatë vjeshtës së vitit 2019, u realizua sipas prokurorisë nga klani Duka, një grup kriminal tejet i rrezikshëm që vepron në kryeqytet por jo vetëm. Në rastin e ekzekutimit të Santiago Malkos, grupi e ndoqi Malkon me dy makina, një golf 5 dhe një Skoda Soomster, e më pas ai është qëlluar nga një mjet tip Mercedes Benz. “Në automjetin tip ‘Volkzvagen Golf 5” me targë AA221 XB, pronë e Ervis Metanit, ndryshe i njohur si Visi i Vogël, kanë hipur Aleksandër Maxhaku, Oltian Loga, Dritan Agaj e Fatmir Hyseni. Automjeti tip “Skoda Roomster” ka lëvizur në rrugë pas automjetit Volkszagen golf 5, duke qarkulluar në rrugën tek IKV-ja, dei tek Komisiariati i Policisë nr,4, tek ka dëgjuar Leonard Dukën ti thoshte Ilir Selmanit të ndiqte Golfin. Nga shkolla e Bashkuar e Oxhaku kanë dalë në rrugën “Kongresi i Manastirit” në drejtim të SHISH e spitalit nr.5. Nga kqyrja e pamjeve nga kamera e Tabacco Shop, vërehet BMW në lëvizje që ndihet pas nga Skoda Romster dhe Volkszvagen Golf 5. Pamjet nga kamerat e market 24 orë, vërehet Volkzvagen; subjekti Fatmir Hyseni në supermarket dhe subjekti Santiago Malko deri ora 20:55.”-thuhet në dosjen hetimore.

Ndjekja e Malkos ka nisur që para pasdites dhe bazuar edhe në rrëfimin e të pandehurit Blendi Teta, prokuroria thotë se ”Të ndodhur para Spitalit të fëmijëve, dëgjoi njërin prej vëllezërve Duka që i tha shoferit, “ktheje se ka parkuar tek kazanët”. Makina u kthye këtu sërish në drejtim të spitalit nr.5 kur dëgjoi Ilir Selmanin tek tha “Ja tek është X 5-a”, duke bërë me shenjë drejt një makine BMW X5 ngjyrë të zezë të parkuar në anë të djathtë të rrugës afër një stacioni autobuzësh në rrugën “Kongresi i manastirit”. Në këtë automjet nuk ikishte njeri. Këtu vëllezërit Duka i kërkuan Ilir të ndalonte makinën (ndezur), para hyrjes së një kantieri ndërtimi. Nga vëllezërit Duka u “vendos” të qëndronin këtu.-thuhet në dosje.

Ky ishte edhe momenti, kur Teta pretendon se ka kuptuar se po bëhej një planifikim për vrasje. “Ndërsa qëndronin këtu, deklaron se ka zbritur nga makina për të pirë një cigare dhe se i ka thënë Leonardit se do largohej se “nuk kishte lidhje me këtë punë”. Sipas tij, kuptoi se nga mënyrë si po veprohej, diçka pritej të ndodhte. Ende pa u larguar, pa Ilir Selmanin që zbriti nga makina dhe shkoi deri në fund t oborrit të Spitalit (për të urinuar), doli nga aty sërish në rrugë kryesore dhe ndaloi tek një kioksë ngjitur me rrethimin e spitalit për të blerë diçka. Më tej, deklaron se vetë hipi në një taksi që e çoi deri në rrugën “Don Bosko”, tek shtëpia e bashkëjetueses Sonila Veizi. Këtu, pas disa minutash dëgjoi në TV se ishte qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti BMË X5, dhe ishte vrarë një person.”-thuhet në Dosje.

Dokumenti

Si u tremb ‘Visi i Vogël’

Një tjetër moment interesant që del nga hetimi për Blendi Tetën është fakti, se edhe një ditë pas vrasjes, ai është takuar me Ervis Metani, i cili kishte frikë nga ajo që ndodhi. “Të nesërmen e kësaj dite, kishte dalë dhe kishte takuar Ervis Metanin, i cili i kishte shprehur shqetësimin dhe njëherazi frikën që automjeti Volkzvagen Golf 5 me targë AA221 XB, ishte i regjistruar në emër të tij, dhe se prej 6 muajsh ai përdorej nga vëllezërit Leonard e Erlis Duka dhe rreth shoqëror i tyre. (fillimisht policia nuk e kishte gjet në banesë Blendi Teta. Bashkëshortja dhe daja i tij deklaruan se nuk dinin ku ndodhje. Informacionet bënë të mundur vendodhjen e tij tek e dashura Sonila Veizi. Në çantën e kësaj të fundit u gjet pasaporta e Blendi Tetës. Ajo deklaroi lidhjen me Blendi Tetën, duke u shprehur se pasditen e ndodhjes së ngjarjen e kishin lënë të takoheshin tek “Fresku”.

Ish-polici doli të shihte djalin në spital

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Santiago Malko nuk do e merrte rrugën për tek spitali i Fëmijëve, nëse aty nuk do të ndodhej djali i tij i vogël. Siç thuhet në dosje “E ëma e viktimës, Bukuri Malko pohon faktin se i ndjeri doli nga shtëpia rreth orës 19:00, për të shkuar në Spital ku kishte shtruar të birin. Fakt që konfirmohet edhe nga i ati i viktimës Shefqet Malko.”.

 

Dokumenti

 

Vrasja e Santiago Malkos

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Dosja.al zbuloi skandalin, se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga,  Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment