Aktualitet

“Virusi qarkullon ende”/ Silva Bino: Bëni kujdes, duhet të presim dy javë për të parë nëse ka të infektuar nga protestat

Bino ka theksuar se piku i COVID-19 ka kaluar, por qytetarët duhet të respektojnë masat, pasi virusi nuk është larguar ende nga vendi. Sa i përket protestave të fundit, ajo tha se do priten dy javë për të parë impaktin që do kenë grumbullimet në fjalë.
Featured image of article: “Virusi qarkullon ende”/ Silva Bino: Bëni kujdes, duhet të presim dy javë për të parë nëse ka të infektuar nga protestat Silva Bino

Tiranë-Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino ka deklaruar se piku i koronavirusit ka kaluar.  Bino gjatë një interviste për “News 24” ajo theksoi se virusi ende nuk është larguar nga vendi dhe se njerëzit duhet të respektojnë masat.

“Vendi ynë e ka kaluar pikun epidemik. Kemi raste të kufizuara, kemi qarkullim të virusit pavarësisht se jo i dendur. Hapja gjatë javës është e rëndësishme për aktivitetet e biznesit që lidhen me punën dhe fundjava bëhet për të kufizuar kontaktin distancimin, është një masë e rëndësishme e cila na lehtëson. Në fundjavë ne kufizojmë distancimin social. Situata është në monitorim të vazhdueshëm, njerëzit duhet të jenë të përgjegjshëm, duhet të bëjnë kujdes”, u shpreh ajo.
Sa i përket protestave për shembjen e Teatrit, Bino tha se nuk donte të merrej me politikë, por do priten dy javë për të parë impaktin që do kenë grumbullimet në fjalë.

“Duhet të presim dy javët në vijim. Kjo nuk ka lidhje me politikën por me njerëzit, ata duhet të kuptojnë që periudha e inkubacionit të virusit zgjat deri në 14 ditë, prandaj edhe ne duhet të presim rezultatet e pas dy javëve për të kuptuar si ka ndikuar ky grumbullim”, u shpreh ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo deklaratë e Silva Binos vjen në një kohë kur kurba e COVID-19 pëson luhatje çdo ditë. Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 8 persona. Harta është zgjeruar me 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë.  Ndërkohë janë shëruar 79% e të infektuarve dhe në spitale janë të shtuar vetëm 16 pacientë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment