LIVE UPDATES
Ekonomi

Virusi i koncesioneve, nga gabimet në kontrata do të paguhen 240 milionë euro shtesë

21 Mars 2020, 15:35 Nga DOSJA

everia është angazhuar në projekte të Partneritetit Publik-Privat (PPP), për periudhën 2015-2032, për të cilat do të duhet të paguajë në total gati 2 miliardë euro, që do të vijnë nga paratë e mbledhura nga taksapaguesit. Por, teksa këto kontrata janë në vitet e para të zbatimit, shumë probleme po shfaqen. Shpejtësia dhe intensiteti me të cilin u miratuan ato përgjatë katër viteve të fundit po rezulton se ka sjellë gabime në llogaritje e parashikime, që po detyrojnë derdhjen e parave shtesë nga taksapaguesit.

“Monitor” ka përllogaritur se vetëm për pesë koncesione: Inceneratori i Tiranës, Sterilizimi, Laboratorët, rruga Milot-Balldre dhe Check up, buxheti do të duhet të paguajë rreth 240 milionë euro shtesë për punë të paparashikuara, apo shërbime të pakryera, duke e rritur në total vlerën e këtyre kontratave me 30%, nga rreth 790 milionë euro në 1 miliard euro.

Pas emergjencës së krijuar nga koronavirusi, qeveria ka njoftuar se do të rialokojë 17 mln euro nga disa kontrata koncesionare, por këto janë vetëm pezullime dhe shtyrje, që një ditë do paguhen, ndërkohë deri tani askush nuk êshtë dënuar për dëmet afatgjata që i janë krijuar buxhetit nga gabimet në kontrata.

 

INCENERATORI, KOSTOT RRITEN ME 104 MILIONË EURO

Në fund të vitit 2016, kompania “Integrated Energy B.V.” sh.p.k. fitoi koncesionin e ndërtimit të Landfillit, Inceneratorit dhe rehabilitimit të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë. Projekti koncesionar/PPP i paraqitur ka parashikuar kryerjen e pagesave për ofrimin e shërbimit në shumën 7.4 milionë euro në vit pa TVSH, nëpërmjet garantimit të një minimumi ditor prej 700 tonë/mbetje në ditë me tarifë prej 29.05 euro/ton, që për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit parashikohen në shumën 222.7 milionë euro pa TVSH.

Këto pagesa, sipas studimit të fizibilitetit dhe kërkesës së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE) për parashikimin në tavanet buxhetore, janë të detajuara në shumën 130.9 milionë euro mbështetje nga qeveria shqiptare dhe 91.8 milionë euro pa TVSH nga buxheti i bashkive në përbërje të Qarkut të Tiranës, për të gjithë kohëzgjatjen 30-vjeçare, sipas raportit. Në kontratë parashikohet minimumi i garantimit ditor si dhe neni që çmimi indeksohet me inflacion, të cilave u është bashkangjitur propozimi financiar.

Por, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit gjeti se vetëm nga indeksimi i inflacionit dhe mosllogaritjes së saktë të volumit të plehrave që përpunohen në ditë, shteti rrezikon të paguajë edhe 104 milionë euro shtesë, nga të cilat gati 78 milionë euro janë indeksim i inflacionit, që e merr përsipër shteti dhe pjesa tjetër, si rrjedhojë e llogaritjes së ulët të kufirit minimal të sasisë së mbetjeve ditore të garantuara. Këto i shtohen vlerës fillestare të kontratës prej 222.7 milionë eurosh pa TVSH, ose 267 milionë euro me TVSH, duke e çuar në total koston në të paktën 370 milionë euro, ose 27% më të lartë sesa vlerësimi fillestar.

KLSH konstaton se në lidhje me sasinë minimale të garantuar, në studimin e fizibilitetit është përcaktuar kompensimi prej 700 tonë mbetje/ditë minimalisht. Në këtë mënyrë, i gjithë risku i kërkesës është transferuar në sektorin publik, duke garantuar kthimin e investimit, edhe nëse nuk realizohet sasia minimale ditore e garantuar. KLSH thekson se rasti i tejkalimit të kësaj sasie e vendos në risk thelbësor Buxhetin e Shtetit në
lidhje me pagesat e nevojshme përtej nevojës së planifikuar, si dhe rrit fitimet koncesionarit në mënyrë të pakufizuar.

KLSh, nga auditimi, ka konstatuar se nuk ka asnjë argumentim në studimin e fizibilitetit në lidhje me kostot e konsulencës (2 115 000 euro), telekomunikacionit (507 600 euro) dhe mbi të gjitha, të shpenzimeve të tjera administrative, të cilat janë paraqitur në vlerën 58 556 632 euro). Përfshirja e kostove administrative në masën 20% të vlerës totale të kostove të operimit të paargumentuara dhe të pambështetura paraqet dyshime në lidhje me fluksin dalës të projektuar për to me ndikim të drejtpërdrejtë në vërtetësinë e llogaritjeve të kryera për përcaktimin e tarifës së ofrimit të shërbimit.

Inceneratori rrit tarifat e pastrimit për bizneset e qytetarët

Tarifat e pastrimit në kryeqytet kanë shënuar rritje për të gjithë këtë vit, bazuar në vendimin 158 të Këshillit Bashkiak, të marrë në datën 26.12.2019. Për familjet, tarifa është rritur me 15%, nga 5 000 lekë në vit që paguanin më parë, në 5 750 lekë. Rritja ka qenë më e fortë për bizneset e vogla, me xhiro nga 0-2 milionë lekë në vit.

Për këtë kategori, tarifa është rritur me rreth 64%, nga 3 500 lekë në 5 750 lekë. Vetëm për disa kategori si shërbimet e fotokopjimit, sallonet e bukurisë, agjencitë valutore, transport etj., tarifa e pastrimit është 4 mijë lekë. Për bizneset e mëdha, tarifat janë shtuar me 15%. Për disa kategori biznesi, tarifa vjetore e pastrimit është 85 100 lekë, nga 74 mijë lekë që ishte në vitet e mëparshme (shiko faturën në fund), me një rritje prej 15%, për disa kategori të tjera (biznesi i vogël me xhiro nga 2-8 milionë lekë) rritja është nga 10 mijë në 11 500 lekë, po me rritje 15%.

Në relacionin e Programit Buxhetor Afatmesëm, 2020-2022 të Bashkisë Tiranë argumentohet nevoja për rritjen e tarifave, me rritjen e kostos së shërbimit të lidhur edhe me zbatimin e kontratës koncesionare të inceneratorit. “Në bazë të analizës së kostos së shërbimit të pastrimit dhe përpunimit të mbetjeve është evidentuar një diferencë e theksuar mes kostos së shërbimit dhe të ardhurave të arkëtuara për mbulimin e tij. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht për shkak të hyrjes në fuqi të kontratës së inceneratorit në vitin 2018, në bazë të PPP të realizuar nga Qeveria Shqiptare dhe që po zbatohet nga bashkitë e qarkut të Tiranës. Gjithashtu, një rritje e konsiderueshme vërehet edhe në koston operative vjetore të Bashkisë Tiranë për menaxhimin e këtij shërbimi.

Për sa më sipër është vlerësuar i nevojshëm rishikimi i nivelit të tarifës për të gjitha kategoritë, në mënyrë që të lehtësohet mbulimi i kostove, të cilat janë në rritje çdo vit, pa arritur mbulimin total të saj, dhe në mënyrë të tillë që të mos ketë një rritje të theksuar në barrën fiskale të kategorive duke synuar një shpërndarje të drejtë të kësaj barre në përputhje me impaktin që secila prej këtyre kategorive mbart”, thuhet në relacionin e bashkisë.

 

STERILIZIMI, 53 MILIONË EURO MË SHUMË, RISKU I FINANCIMIT MBAHET NGA SHTETI

Koncesioni i sterilizimit është propozim i kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i nënshkruar në vitin 2015 me shoqërinë koncesionare ‘Sani Service sh.p.k,” dhe ka si qëllim menaxhimin e qendrës së sterilizimit, ofrimin e instrumenteve kirurgjikale sterile sipas setit të personalizuar, veshjet në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve mjekësore me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale ku do të ofrohet ky shërbim.

Kostoja e këtij koncesioni është rritur ndjeshëm, për shkak të numrit të lartë të ndërhyrjeve kirurgjikale, në raport me parashikimet.
Në projektbuxhetin e vitin 2020, në tabelën që sqaron financimet buxhetore për koncesionet, Ministria e Financave raportoi se vlera totale e kontratës për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në salla do të arrijë në 16.5 miliardë lekë, nga 10 miliardë lekë që ishte raportuar në buxhetin e vitit 2018. Vlera e financimit për koncesionin e sterilizimit është rritur me 65 % në harkun e dy viteve, ose rreth 6.5 miliardë lekë (53 milionë euro) më shumë.

Ministria e Financave, në një raport të fundit për zbatimin e kontratës koncesionare për sterilizimin ka pranuar se risku i financimit është marrë përsipër tërësisht nga buxheti dhe deri tani janë materializuar risku i kërkesës dhe risku i negocimit, çka ka bërë që buxheti të paguajë rreth 5 milionë euro më shumë vetëm për vitin 2018.

Sipas raportit të financave, pagesat për këtë kontratë realizohen sipas skemës (pay x use), prandaj tejkalimi në nivel vjetor i numrit të ndërhyrjeve të planifikuara sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Por, të dhënat e paraqitura nga Ministria e Financave tregojnë se planifikimi ka qenë shumë i gabuar dhe situata ka dalë nga kontrolli në 2018-n. “Niveli i ndërhyrjeve i parashikuar në kontratë është 62 957 ndërhyrje, ndërkohë që vetëm për vitin 2018 janë realizuar 117 000 ndërhyrje”, thuhet në raport.

Si rrjedhojë, pagesat e detyrimeve për tejkalimin e numrit të ndërhyrjeve gjatë vitit 2018 ishin 610 milionë lekë, ose rreth 5 milionë euro më shumë, të cilat po paguhen edhe përgjatë 2019-s. “Pagesat për 9-mujorin e vitit 2019 janë rreth 1.64 miliardë lekë ose rreth 85.7 për qind e planit të rishikuar vjetor të pagesave të parashikuara për vitin 2019. Ky realizim i lartë lidhet me pagesat e detyrimeve për tejkalimin e numrit të ndërhyrjeve gjatë vitit 2018 (610 milionë lekë)”, thuhet në raport.

Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin e operacioneve duket se e ka dhënë efektin në vitin 2019, ku numri i tyre është ulur ndjeshëm. Ministria e Financave raporton se për vitin 2019 janë parashikuar 63 600 ndërhyrje dhe për periudhën janar-shtator janë realizuar 47 241 ndërhyrje, ose rreth 74 për qind e planit vjetor të parashikuar. Nga tabela (shih tabela 11 më poshtë) rezulton se është ulur ndjeshëm pesha e ndërhyrjeve me kompleksitet të ulët, nga 61.4% në 2018-n, në 42.2% për 9-mujorin 2019.

Për gjithë vitin 2019, financat parashikojnë të paguajnë 1.9 miliardë lekë nga buxheti për këtë koncesion. Financat pranojnë që kanë rishikuar në rritje planin e pagesave si për 2018, ashtu dhe 2019.

 

 

CHECK UP MERR 8.5 MILIONË EURO PËR KONTROLLE TË PAKRYERA

I ashtuquajturi koncesion i check-up, është një kontratë e partneritetit publik-privat dhe ka si qëllim kontrollin mjekësor bazë që është një
program kombëtar, i cili synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundjet më të përhapura, me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, zbulimin e hershëm të çrregullimeve, mjekimin në fazat e hershme dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore. Kjo kontratë ka filluar të zbatohet në datë 31.03.2015. Shoqëria koncesionare ka marrë përsipër të ndërtojë, pajisë me aparaturat mjekësore të nevojshme, operojë dhe menaxhojë 20 laboratorë.

Për këtë kontratë, partneriteti publik privat në nivel vjetor janë parashikuar 475 000 përfitues të shërbimit, pra 39 583 raste në muaj, për të cilat kompania koncesionare i merr pagesat, pavarësisht nga fakti nëse ato realizohen apo jo. Por, numri real i kontrolleve të kryera për periudhën 2015-2018 ka qenë shumë më i ulët, përkatësisht 244 420 në vitin 2015; 329 555 në 2016; 316 601 në 2017 dhe 2018 në 428 891 (shih tabelën më poshtë). Në total, për këto 4 vjet, diferenca mes kontrolleve të paguara dhe atyre të realizuara rezulton 580 533.

Koncesionari paguhet çdo vit 876 milionë lekë, ose 1 844 lekë për çdo kontroll të planifikuar. Si rrjedhojë, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, rezulton se koncesionari ka marrë rreth 1.1 miliardë lekë (8.5 milionë euro) në periudhën 2015-2018 për kontrollet që realisht nuk i ka kryer!
Edhe në rastin e këtij koncesioni, Ministria e Financave pranon se risku financiar është marrë përsipër nga shteti.

 

 

LABORATORËT, KOSTOJA MUND TË RRITET ME 33 MILIONË EURO

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës” u firmos në mbledhjen e 24 prillit 2019. Kontrata parashikon ofrimin e shërbimit laboratorik për një periudhë 10-vjeçare, me një kosto totale prej rreth 106 milionë euro, sipas projektbuxhetit 2020. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit për koncesionin e ofrimit të shërbimeve laboratorike spitalore ka gjetur problematika të shumta në kontratën, që ngjashëm si me koncesionin e sterilizimit nuk ka arritur të planifikojë saktë nevojat për shërbime laboratorike.

Sipas KLSH, “Projekti koncesionar/PPP vetëm në vitin e parë të implementimit të tij sipas studimit të fizibilitetit ka përcaktuar rritjen në financim të kërkuar me rreth 3.3 milionë euro nga situata ekzistuese. Sipas argumentimit të bërë në studimin e fizibilitetit, financimi aktual vlerësohet në rreth 5.4 milionë euro dhe shpenzim i kërkuar për implementimin e PPP në vitin e parë vlerësohet në 8.7 milionë euro, nëse ky projekt do të realizohet duke argumentuar shtesën në financim prej 3.3 milionë euro si në vijim:

-1.595 milionë euro si pasojë e rritjes së aksesit të popullatës në shërbimet laboratorike dhe shtimit të gamës së analizave të ofruara, nëpërmjet rritjes së përpjestimit të analizave më të shtrenjta

-0.69 milionë euro si pasojë e krijimit të kontrolleve të brendshme të cilësisë, akreditimeve ISO, trajnimeve dhe mirëmbajtjes parandaluese

-0.235 milion euro si pasojë e shpenzimeve të transportit për mostrat në vend të udhëtimit të pacientëve drejt Tiranës.

-0.95 milion euro si pasojë e përmirësimit të pajisjeve dhe infrastrukturës dhe futjes së sistemeve IT, sipas raportit.

“Rritja në nivel total e analizave të ofruara është parashikuar me 20% sipas supozimit të bërë në studimin e fizibilitetit. Nga auditimi konstatohet se nuk ka një analizë të detajuar në lidhje me efektin e pritshëm në kosto për mbështetjen e supozimeve, si pasojë e rritjes së gamës së analizave të ofruara. Gjithashtu, vendosja e tavaneve buxhetore, sipas parashikimit të bërë në studimin e fizibilitetit për çdo vit, në mënyrë që të mos cenohet Buxheti i Shtetit si pasojë e rritjes së numrit të analizave, vendos kufizime në nivelin e shërbimit të ofruar.

“Në kushtet e përcaktimit të tavaneve kufi për t’u shpenzuar, vendosjen e tarifave të reja fikse për analiza të ofruara dhe mungesën e të dhënave analitike për llojet e analizave të ofruara dhe të projektuara për t’u ofruar, ofrimi i shërbimit mund të kufizohet si pasojë e tejkalimit të kufijve buxhetorë. Në këtë mënyrë edhe argumentimi i bërë në studimin e fizibilitetit për këtë fakt mbi reduktimin e pagesave nga xhepi vlerësohet të jetë jo i mbështetur”, thekson KLSH.

Vlera totale e kontratës, sipas projektbuxhetit 2020 është 13 miliardë lekë, ose rreth 106 milionë euro. Nëse kostoja do të rritet me 3.3 milionë euro çdo vit, sipas konstatimit të KLSH-së, atëherë vlera totale e saj do të rritej me 33 milionë euro, duke u rritur me 24% për të arritur në 139 milionë euro (shënim i “Monitor”).

 

MILOT-BALLDREN MUND TË RRITET ME 44 MILIONË EURO

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në korrik 2019 kontratën koncesionare të formës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për rrugën Milot-Balldren. Kjo kontratë u iniciua pas një oferte të pakërkuar nga kompania ANK, e cila u shpall fituese e tenderit në tetor 2018.

Sipas kontratës së miratuar tashmë në Kuvend, kostot e projektit të rrugës Milot – Balldren, me një gjatësi totale prej 17.2 km, është 213.6 milionë euro, plus TVSH-në, ose 256 milionë euro përfshirë TVSH-në.

Kontrata është e miratuar në euro, dhe pagesat koncesionari do t’i marrë në euro, ndonëse qeveria shqiptare i merr të ardhurat dhe kryen pagesat në lekë. Me kursin aktual të këmbimit, ku një euro është rreth 122 lekë, kostoja në lekë e kësaj kontrate në total është 31.2 miliardë lekë.

Por, qeveria në kuadrin e saj afatmesëm është e përgatitur të paguajë deri në 36.5 miliardë lekë për këtë koncesion, sipas tabelave të brendshme të hartuara nga Ministria e Financave për llogari të institucioneve ndërkombëtare dhe të siguruara nga “Monitor” (shiko tabelën). Pra shuma maksimale që qeveria parashikon të paguajë nga buxheti i saj është dhe 5.3 miliardë lekë, ose gati 44 milionë euro më shumë (e llogaritur me kursin aktual 1 euro=122 lekë), sesa ajo e miratuar në kontratën nga Kuvendi, duke e çuar koston në total në 17 milionë euro për kilometër.

Mosrealizimi i planit në 2019-n rrit kufirin e pagesës së koncesioneve

2019-a u mbyll me të ardhura totale prej 460.3 miliardë lekësh, ose 3.7 miliardë eurosh. Në krahasim me një vit më parë, të ardhurat u rritën me 2.4%. Nëse marrim në konsideratë inflacionin (1.4% mesatarja e 2019-s) dhe rritjen ekonomike (2.7% e pritshme), atëherë rritja reale e të ardhurave është negative, prej -1.7%. Në krahasim me planin, buxheti është minus me 26.3 miliardë lekë, nga të cilat 6.3 miliardë lekë nga ndihmat dhe 22 miliardë lekë, ose rreth 180 milionë euro nga të ardhurat e planifikuara tatimore. Pagesat për koncesionet ndërkohë janë fikse dhe në kahun e shpenzimeve kursimi ka ardhur duke shkurtuar investimet kapitale.

Në vitin 2016, qeveria vendosi një rregull fiskal, në bazë të të cilit, pagesat për koncesionet nuk duhet të kalojnë 5% të të ardhurave tatimore të vitit të mëparshëm. Për 2020-n, ky rregull, sipas tabelave zyrtare ishte 3.3%, i matur me planin e të ardhurave tatimore 2019, me pagesat për koncesionet që pritet të jenë 14.6 miliardë lekë. Por, mosrealizimi i lartë i planit të të ardhurave në 2019-n, ka bërë që ky raport të rritet me 0.2 pikë përqindje, duke shkuar në 3.5%. Me pagesat për koncesionet që do të vijojnë të rriten në vitet në vijim, ky raport mund të rritet më tej, nëse të ardhurat tatimore do të vijojnë të jenë më pak sesa plani.

Nëse rrezikohet që pagesat e koncesioneve të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit të mëparshëm, qeveria do të detyrohej të korrektonte të ardhurat, ku veprimi që sjell më shpejt para në buxhet është rritja e taksave.
Agjencia vlerësuese “Standard & Poors” në raportin e fundit të saj për Shqipërinë paralajmëronte se “Risku kontingjent fiskal mbetet i lartë si pasojë e PPP-ve. Ndonëse qeveria ka vendosur si tavan për pagesat e PPP-ve normën 5% të të ardhurave tatimore vjetore, ne mendojmë se kjo nuk do të zbatohet nga qeveria, pasi nuk ka asnjë mbikëqyrës për zbatimin e këtij përcaktimi”.

Pas bllokimit të ekonomisë nga koronavirusi të ardhurat tatimore pritet të bien ndjeshëm (vetëm ne mars parashikohen rreth 70 milionë euro më pak dhe në prill 100 mln euro, sipas deklarimeve zyrtare) çka mund të çojë shumë shpejt në shkeljen e rregullit fiskal prej 5%.

 

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi koronavirusi ne ekonomi koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne ekonomi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni