Bota

Virusi i gripit të derrave në Kinë mund të shkaktojë në tjetër pandemi

Përhapja e këtij gripi është ndër kërcënimet kryesore të sëmundjes që ekspertët po shikojnë, edhe pse bota deri më sot po përpiqet të shpëtojë përfundimisht nga koronavirusi.
Featured image of article: Virusi i gripit të derrave në Kinë mund të shkaktojë në tjetër pandemi Foto ilustruese

KINË- Një grip i ri, i ngjashëm me gripin e derrave që ka potencialin për t’u bërë pandemi është identifikuar në Kinë nga shkencëtarët. Nga mediat e huaja mësohet se ky grip është shqfaqur sëfundmi ku mbartës jan derrat, por mund të infektojnë njerëzit, thonë ekspertët.

Studiuesit janë të shqetësuar se ai mund të përhapet më tej, duke kaluar nga një njeri tej tjetri lehtësisht, e si pasojë mund të shkaktojë një shpërthim global.

Por nuk është një problem i menjëhershëm, thonë ata, ai ka “të gjitha shenjat” e të qenit shumë i përshtatur për të infektuar njerëzit, por ka nevojë për një monitorim më të detajuar. Teksa është një grip i ri njerëzit mund të kenë pak ose aspak imunitet ndaj virusit.

Shkencëtarët shkruajnë në një revistë të njohur shkencore, “Proceedings of the National Academy of Sciences”,  se masat për të kontrolluar virusin te derrat, dhe monitorimi i ngushtë i punonjësve të industrisë së derrave, duhet të zbatohen me shpejtësi.

Kërcënimi pandemik

Përhapja e këtij gripi është ndër kërcënimet kryesore të sëmundjes që ekspertët po shikojnë, edhe pse bota deri më sot po përpiqet të shpëtojë përfundimisht nga koronavirusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gripi i fundit pandemik me të cilin u përball bota ishte shpërthimi i gripit të derrave në vitin 2009 që u përhap në Meksikë, por ishte më pak vdekjeprurëse sesa u tha fillimisht, kryesisht për shkak se shumë njerëz të moshuar kishin një imunitet ndaj tij, ndoshta për shkak të ngjashmërisë së tij me viruset e tjera të gripit që kishin qarkulluar vite më parë në atë vend.

Ai virus, i quajtur A / H1N1pdm09, tani është kuruar nga vaksina vjetore e gripit për t’u siguruar që njerëzit të jenë të mbrojtur. Virusi, të cilin studiuesit e quajnë G4 EA H1N1, mund të rritet dhe të shumëfishohet në qelizat në rrugët e frymëmarrjes.

Ata gjetën prova të infeksionit të fundit duke filluar nga njerëzit që punuan në abattoirs dhe industrinë e derrave në Kinë. Vaksinat aktuale të gripit nuk kanë asnjë efekt mbrojtës ndaj tij, megjithëse ato mund të përshtaten për ta bërë këtë nëse është e nevojshme.

“Ne nuk duhet ta injorojmë atë. Tani për tani ne jemi të hutuar me koronavirusin. Por ne nuk duhet të humbasim shikimin e viruseve të reja potencialisht të rrezikshme.”– është shprehur Prof Kin-Choë Chang, i cili punon në Universitetin e Nottingham në Mbretërinë e Bashkuar.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment