
Bylisi ka një ndeshje të rëndësishme sot në kryeqytet ndaj Partizanit në stadiumin “Air Albania”. Mirëpo, situata në kampin mallakastriot nuk është aspak e qetë dhe kjo lidhet me lojtarët që trajneri Dovedan do ketë në dispozicion. Dihet se Bylisi nuk ka pasur aspak fat me dëmtimet në këtë sezon teksa edhe sot i mungon Ndreca me Peposhin, por tashmë i duhet të bëjnë llogaritë edhe me virozat e stinës që kanë prekur dy lojtarë të formacionit titullar.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Ditmar Bicaj dhe mesfushorin Valentino Murataj. Mbrëmjen e djeshme të dy janë shoqëruar për në spital për të marrë serume, ndërsa edhe sot kanë ndjekur të njëjtën rrugë. Ndaj, të dy mbeten një dyshim i madh nëse do ia dalin të zbresin në fushë dhe të japin kontributin e tyre. Në rast mungese, do ishin një humbje e madhe për skuadrën dhe trajnerin Dovedan.

(E.Ç/ Dosja.al)