LIVE UPDATES
Insights

Virion Graçi, me një elegji për të rinjtë e vitit ‘90

24 Nëntor 2019, 12:32 Nga DOSJA

Në një dehje të kthjellët, mes emigrimit për një jetë më të mirë dhe qëndrimit në atdhe, Virion Graçi ka sjellë së fundmi për lexuesit një tablo të shkarjes në anonimat dhe jo vetëm. I përhumbur në kujtime studentore, sikurse e pohon edhe vetë shkrimtari, “Dead End” është libri i tij më autobiografik. Kurrsesi i shkëputur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore e Shqipërisë së viteve ’90, Virion Graçi mëshon përmes unit se të rinjtë mund të shënohen pa frikë si viktimat e parë të asaj periudhe. Jo më kot libri ka për titull një gjetje kompozicionale, një sinjalistikë ndërkombëtare, rrugë pa krye. “Cikli shumëvjecar i ëndrrave? Ku shkuam ne? Po aspiratat tona? A u bë Shqipëria si e gjithë Europa? A u bëmë më të mirë, më të kulturuar, më të lexuar, apo më human?” Të përforcuara përgjatë kohës, ishin pikërisht përgjigjet e marra ndër vite që e shtynë Virionin të reagonte. Gjuha e tij e meditimit ka përftuar kritika pozitive dhe mjaft vëmendje në Panairin e Librit, ndonëse nuk ka gjetur shumë terren në hapësirat mediatike.

E takojmë në një lokal modest tek Pedonalja. Në moshën 51-vjeçare, Virioni duket se gëzon kureshtjen e një fëmije për çka ndodh rrotull. Nuk është një klient i ri, përshëndetet miqësisht me kamarierin. Ky i fundit largohet brenda pak çastesh, për t’i lënë vend një bashkëbisedimi miqësor, ku shkëmbehen pyetje e përgjigje si rrallëherë për klientelizmin e thekshëm, ndjeshmërinë e tepruar të shkrimtarëve dhe raportin e tyre me fëmijët e lexuesit e rinj.

“Në romanin tim më të fundit, flas drejtpërdrejtë për veten time. Është vërtetë një roman i atyre viteve, ku më ndryshonte përceptimi për jetën dhe ku isha pjesë e atij brezi që përjetoi ndryshime të mëdha, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Evropën Juglindore, madje edhe në Gjermani. Kasta jonë politike këmbëngulte në një kohë kur u rrëzua muri i Berlinit dhe u vra diktatori rumun Nikolai Çaushesku se, ne nuk ishim Lindje dhe as Perëndim. Sipas tyre, nuk duhej të prisnim një diktator apo një sistem të ri, sepse ne kishkërkim gjetur një të mesme të artë. Ne ishim një brez tërësisht i ekspozuar ndaj propagandës zyrtare që fliste për parajsë socialiste, si dhe ndaj hipokrizisë së “etërve” tanë të kombit, të atyre që dilnin nëpër gazeta dhe televizione.

Të konfuzuar midis asaj çka na ushqehej me dhunë dhe realitetit mjeran, është e vërtetë që  protestuam asokohe. Por, them se ky brez e shikon veten pa rol në historinë e mëvonshme. Ne nuk e artikuluam dot vetveten, në çfarëdolloj fushme të mundshme”-thotë fillimisht Virioni.

“Nëse do të doja të sillja për lexuesin vetëm historinë e dashurisë së dy të rinjve, do e shkruaja në ’94, kur edhe u konfirmova si një shkrimtar që e levroja zotësisht zhanrin e romanit. Nuk e shkruajta asokohe, pasi prita që dielli i shpresave tona politike të bënte rrugën e tij në qiellin e historisë”- thekson më tej ai.

Më 13-17 nëntor, Virioni ishte së bashku me romanin e tij në Panairin e Librit. Megjithatë, nuk u pa shpesh. Nuk e tradhtoi lexuesin, nuk e ka bërë kurrë diçka të tillë. Por, duket se bëhej fjalë për një vendim të mbështetur në një arsyetim shkrimtari, prej atyre të vërtetëve, që u pëlqen zëri i realitetit të ngjeshur, jo më monotonë se vetë jeta.

“Libri im nuk pati shumë vëmendje mediatike, pasi minutat e programacioneve televizive rezervohen me klientelizëm. Nuk më bezdis aspak kjo gjë. Madje, lejomëni t’ju them se nuk doja as që të më shitej libri për faktin se mund të gjendesha në Panair. Të rrish fizikisht tek stenda, është si të jesh një muzikant rruge, që pret të të vlerësojnë performancën falë disa qindarkave. Libri për mua është një dashuri intime, me stilin dhe elegancën e shkrimtarit. Më vjen keq që Panairi funksionon si një librari provizore”-thotë Virioni, duke u ndalur kështu edhe tek karakteri i asaj që konsiderohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit.

Një librari të tillë provizore, vendi ynë e meriton në 365 ditë të vitit, ku njerëzit nuk ka përse të shtyhen. Përse të mos krijohet një atmosferë e tillë që çdokush të lexojë 10 faqe nga libri që u pëlqen? Për t’u mos mjaftuar me kaq,  ndodh edhe një zhvlerësim moral, se porsadel nga shtypshkronja shitet me 20% ulje, ndërkohë që nuk i është tharë ende zamka e ngjitjes. Nuk dua të keqkuptohem. S’po pretendoj të ndryshoj diçka brenda politikave ekonomike, por po përpiqem të them se duhet ta shohim Panairin si një mundësi të mirë ku shkrimtarët të takohen me lexuesit me qëllimin për të bashkëbiseduar”.

Virioni prek po ashtu konkurencën brenda shkrimtarëve, si edhe mënyrën sesi ato e trajtojnë produktin e tyre artistik. “Shkrimtari shqiptar e rrëzon konkurencën me ndjeshmërinë e tepërt se çfarë ka bërë tjetri më shumë. Më vjen keq që nuk e kanë kuptuar ende se gjithsecili duhet të gëzohet me praninë e sojit, sepse vetëm kështu mund të forcohet besimi dhe psikologjia e besimit tek letërsia shqipe. Kam konstatuar gjithashtu se mungon trajtimi i mirëmenduar i librit. Që të ekzistoj si një institucion, libri duhet të ketë lexues. Shkrimtarët tanë mendojnë se shkruajnë për elitat, jo për turmat. Ky është një koncept idiotesk, don kishotesk. Vetë Victor Hygo i dërgonte botuesit të tij një letër me tre pikëpyetje të mëdha, pikërisht për të ditur nëse kishte arritur të prekte një masë të gjerë lexuesish”-shprehet ai, duke cekur paksa edhe marrëdhënien e shkrimtarëve shqiptarë me fëmijët dhe të rinjtë e sotëm.

“Tek shkrimtarët që i përkasin brezit tim, ka një lloj snobizmi. Ata i prezantojnë të rinjve shkrimtarë të qindra viteve më parë, me qëllimin për t’u dukur të lexuar dhe të ditur. Në të vërtetë, veçse tregojnë padituri. Fluksi i ngjarjeve të ditës mund të jetë më emocionues se ato që të rinjtë mund të gjejnë nëpër faqe libri. Në të tilla raste, s’po flasim për letërsi. Letërsia duhet të sjellë një realitet tërheqës, nuk po them detyrimisht fals. Le të ndalemi tek tekstet shkollore. Fragmentet e zgjedhura nga letërsia e huaj apo shqipe, s’bëjnë gjë tjetër veçse e zvetënojnë  dashurinë e fëmijëve për letërsinë. Tekstet shkollore janë banalizuar. S’duheshin bërë alternative, sepse secili lobon për të fituar në Ministri të Arsimit…Bëhet një mishmash i vërtetë, deri në kufijtë e korrupsionit. Dhe këtu, hyn padyshim edhe neglizhenca ndaj asaj se çka i serviret fëmijëve”.

Bashkëbisedimit shumë shpejt po i vjen fundi, ndonëse provokon pafundësisht pikëpyetje të mëdha. Një ndër to, që padyshim mund të cilësohet edhe si ndër më naivet, është sesi mund të jetë jeta e një shkrimtari në vendin tonë. Me një buzëqeshje të çiltër, aspak tallëse, Virioni preferon të flasë për veten e tij.

“Kam bërë një jetë monotone. Mund të them se kam praktikuar një skemë të mbyllur veprimi (punë-shtëpi). Por, jeta e një shkrimtari merr ngjyra në varësi të shkallës së përjetimit të brendshëm, se sa ai azhornohet me ndjesitë dhe fatet e personave që e rrethojnë. Kjo gjë dëshmohet fare mirë tek veprat e tyre. Shkrimtari i njohur francez, Gustav Flober pohonte se nuk dallonte fare nga kopshtari i tij nga pamje fizike. Madje, ky i fundit sipas tij kishte pamje më premtuese si mendimtar apo filozof. E megjithatë, nuk shkruante vepra letrare…”

 

* Shkrimtari Virion Graçi është nga më të suksesshmit e kohës së demokracisë. Pedagog në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër dhe studiues pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA). Lindur më 14.02.1968, në Gjirokastër, ka kryer fakultetin “Histori-Filologji” (Tiranë), në degën gjuhë- letërsi shqipe, në vitet 1988-1992. Nga viti 1993-2010, Virioni ka punuar si pedagog në universitetin “Eqerem Çabej”. Prej vitit 2010 është punonjës shkencor në Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

Marrë nga Mapo.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog graçi një elegji për të rinjtë e vitit ‘90 virion graci graçi një elegji për të rinjtë e vitit ‘90 virion graci

Sondazh

Poll
Insights 23 Nëntor 2019, 17:44

CDU demonstroi unitet

GJERMANI- Në kongresin e CDU-së, që përfundoi në Lajpcig të shtunën, partia kristiandemokrate tregoi se di të ruajë unitetin. Kongresi ishte më shumë një shkëmb...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni