Showbiz

VIP-at e pandjeshëm/ “S’qenke mirë ti”, Jonida dhe Françeska s’e prishin terezinë pas 10 të infektuarve me koronavirus, ish-banorja kërkon të lajë çantat, këngëtarja kritikon Eraldo Rexhon për maskën

Kështu, disa nga personazhet e njohur të shoëbizit shqiptar, edhe pse në vendin tonë janë zyrtarisht 10 persona të infektuar me Covid-19, nuk e prishin terezinë. Madje, në vend të ndihmës, kanë kritika për ata që marrin masa ndaj koronavirusit.
Featured image of article: VIP-at e pandjeshëm/ “S’qenke mirë ti”, Jonida dhe Françeska s’e prishin terezinë pas 10 të infektuarve me koronavirus, ish-banorja kërkon të lajë çantat, këngëtarja kritikon Eraldo Rexhon për maskën Françeska Jaçe, Jonida Maliqi dhe Eraldo Rexho

TIRANË– Ndodh gjithmonë që mes kaosit të ketë edhe nga ata njerëz që nuk i ‘përveshin mëngët’ për të dhënë ndihmë, këshillë apo për t’u vetëofruar, por të vijojnë jetën e tyre me të njëjtat ritme. Kështu, disa nga personazhet e njohur të showbizit shqiptar, edhe pse në vendin tonë janë zyrtarisht 10 persona të infektuar me Covid-19, nuk e prishin terezinë. Madje, në vend të ndihmës, kanë kritika për ata që marrin masa ndaj koronavirusit.

Si në rastin e Jonida Maliqit, e cila ka takuar mikun e saj Eraldo Rexho pasditen e sotme. Ajo që i ka bërë përshtypje është fakti që gazetari mban maskë në fytyrë. “Unë e dija që ti nuk ishe mirë, por jo deri në këtë pikë. Sa e do veten mor burrë i dheut,”- dëgjohet të thotë Jonida teksa e filmon Eraldon.

“Po e dua mi,”- përgjigjet gazetari nga ana tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa ish-banorja e Big Brother, Françeska Jaçe kërkon publikisht ndihmë pasi duhet të lajë çantat.  “Mund të më ndihmojë njeri ku ka vend të specializuar për larje çantash,”- shkruan ish-banorja e BB-së në Instastory.

Postimi i Françeskës instastory

Ndërkohë numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment