Sport

Vinicius Junior mund të largohet nga Real Madrid, 3 ekipe në luftë për brazilianin

Mediat angleze shkruajnë se skuadrat e Premier League e pëlqejnë shumë lojtarin dhe po përpiqen për ta blerë atë.
Featured image of article: Vinicius Junior mund të largohet nga Real Madrid, 3 ekipe në luftë për brazilianin Vinicius Junior

SPANJË- Vinicius Junior mund të largohet nga kampionët e Spanjës këtë verë. Sulmuesi brazilian është i pakënaqur me situatën e krijuar te madrilenët dhe minutat e luajtura, e po shikon për një aventurë të re.

Mediat angleze shkruajnë se skuadrat e Premier League e pëlqejnë shumë lojtarin dhe po përpiqen për ta blerë atë.

Sipas “Daily Star” tri skuadra kanë shprehur interesim për brazilianin. Chelsea, Manchester City në Angli dhe Paris Saint-Germain në Francë, janë të gatshëm ta transferojnë sulmuesin e krahut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ende nuk dihet nëse Reali të lëshojë lojtarin brazilian, por deri tani nga këto ekipe nuk ka ndonjë ofertë konkrete për të joshur drejtuesit madrilen.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment