Sport

Vinicius: Barcelona ofroi më shumë para por zgjodha Realin se kishte projektin më të mirë

Braziliani Vinicius Junior tregon se mes Barcelonës dhe Real Madrid zgjodhi klubin madrilen pasi ata kishin projektin më të mirë, pvarsisht se Barcelona i ofroi më shumë para.
Featured image of article: Vinicius: Barcelona ofroi më shumë para por zgjodha Realin se kishte projektin më të mirë Vinicius Junior, futbollist i Real Madrid

Vinicius Junior zbuloi se kishte zgjedhur ‘projektin më të mirë’ kur kishte mundësi të zgjidhte mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Sulmuesi brazilian, firmosi më gjigandët e La Liga në maj të vitit 2017 para se të bënte lëvizjen zyrtare nga Flamengo vitin e kaluar.

18 vjeçari tregon se Barça i ofroi atij më shumë para se madrilenët, por vendimin ai e mori duke u bazuar në atë çfarë ndjeu se ishte një vendim më i mirë.

Babai im nuk më tregoi asnjëherë për interesimet e klubeve të tjerë, deri sa Barcelona dhe Real Madrid shfaqën interesim.

Pastaj ne i vizituam të dyja klubet dhe na pëlqeyn premtimet.

Barcelona do na paguante më shumë, por ne deshëm projektin më të mirë. Marcelo dhe Casemiro folën dhe më ndihmuan që unë të zgjidhja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vinicius pësoi një dëmtim më herët këtë muaj në ndeshjen me Ajax, dhe besohet të jetë jashtë fushave deri në maj për madrilenët.

Adoleshenti duhet të presë që të bëhet pjesë e planeve të Zinedine Zidane, dhe që tani ai ka filluar të dallojë diferencat mes francezit dhe ish trajnerit Santiago Solari.

Casemiro më ka treguar, se kur flet Zidane, ai nervozohet pakëz.

Zidane flet shumë ndryshe nga Solari, ai është një legjendë, ka fituar gjithçka dhe është special.

Vinicius Junior, futbollist i Real Madrid

B.N/dosja.al

Shto Koment