Aktualitet

Erdhi të varroste gjyshen, lajm i hidhur që e solli të riun në Tiranë, s’e dinte që e priste vdekja

Mësohet se viktima, Vilson Tafçiu Noka kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e tij, e cila kishte ndërruar jetë para pak ditësh, por pa e ditur që do të udhëtonte edhe vetë drejt banesës së fundit.
Featured image of article: Erdhi të varroste gjyshen, lajm i hidhur që e solli të riun në Tiranë, s’e dinte që e priste vdekja Pamje nga vendi i ngjajres
Përditësuar:

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Mësohet se viktima, Vilson Tafçiu Noka kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e tij, e cila kishte ndërruar jetë para pak ditësh, por pa e ditur që do të udhëtonte edhe vetë drejt banesës së fundit.

Vilson Tafçiu Noka, 28 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e sotme në orën 20:45 me breshëri plumbash. I riu është ekzekutuar nga disa persona që kanë qëlluar nga një makinë e llojit “Golfit 6”. Autorët e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar pasi Noka ka dalë nga lokali ku ishte nën shoqërinë e dy vajzave. Gaztearja Klodiana Lala ka zbardhur edhe detaje nga e shkuara e të riut, që sipas saj ishte arrestuar për dorgë dhe ishte dëbuar nga Franca.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment