Aktualitet

I futën tre plumba në gjoks dhe u larguan me mjetin e zi, kamerat e sigurisë fokusuan atentatorët e 28-vjeçarit në Astir

Ata kanë qenë të pamaskuar dhe njëri prej tyre është përshkruar nga dëshmitarët si një djalë i gjatë dhe me mjekër.
Featured image of article: I futën tre plumba në gjoks dhe u larguan me mjetin e zi, kamerat e sigurisë fokusuan atentatorët e 28-vjeçarit në Astir Vendi i krimit
Përditësuar:

TIRANË– Personat të cilët ekzekutuan me tre plumba në gjoks 28-vjeçarin e identifikuar si Vilson Tafçiu Noka, janë fokusuar nga kamerat e sigurisë. Dosja.al ka mësuar se autorët janë larguar me një automjet me ngjyrë të zezë të llojit “Golf 6”, menjëherë pasi kanë kryer vrasjen e 28-vjeçarit.

Ata kanë qenë të pamaskuar dhe njëri prej tyre është përshkruar nga dëshmitarët si një djalë i gjatë dhe me mjekër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vilson Tafçiu Noka, 28 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e sotme në orën 20:45 me breshëri plumbash. I riu është ekzekutuar nga disa persona që kanë qëlluar nga një makinë e llojit “Golfit 6”. Autorët e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar pasi Noka ka dalë nga lokali ku ishte nën shoqërinë e dy vajzave. Viktima ishte arrestuar për drogë dhe ishte dëbuar nga Franca.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment