Sociale

Vilë Bashtova mbytet nga plehrat, në grykëderdhje të lumit Shkumbin edhe mbetje spitalore (VD)

Denoncimet për ndotjen e kësaj pjese të bregdetit kanë qenë të shumta, por duket se të gjitha thirrjet kanë rënë në vesh të shrudhët.

KAVAJË- Plazhi i Vilë Bashtovës është pranë një katastrofe mjedisore. E gjithë hapërsia ranore e këtij plazhi ësthë mbuluar nga mbetje të ndryshme të cilat janë dhe të rrezikshme.

Denoncimet për ndotjen e kësaj pjese të bregdetit kanë qenë të shumta, por duket se të gjitha thirrjet kanë rënë në vesh të shrudhët.

Ndotja e Plazhit në Vilë Bashtovë, tashmë është kthyer në një fenomen shqetësues  dhe pjesa më e prekur është afër me grykëderdhjen e lumit Shkumbin.

Shqetësimi më i madh i banorëve janë dhe mbetjet spitalore, të ciltt janë përhapur në një pjesë të madhe të plazhit.

(A.B.;E.K/ Dosja.al)

Një Koment në “Vilë Bashtova mbytet nga plehrat, në grykëderdhje të lumit Shkumbin edhe mbetje spitalore (VD)

  1. Vjen ministri Klosi, me energjite e tij te pashtershme dhe e pastron per 5 minuta. Durim, vetem pak durim.

Shto Koment