Aktualitet

Viktimat e luftës italo-greke, 81 pelegrinë zhvillojnë homazhe në Bularat (VIDEO)

Ka qenë një organizim nga ish gjenerali grek në pension Jorgos Geordiadis, që ka sjellë në tokën shqiptarë rreth 80 pelegrinë. Shumica e tyre të moshuar, ata duan të nderojnë të rënët e luftës në territorin shqiptar gjatë konfliktit të dytë botëror në fillim-vitet ’40.

GJIROKASTËR– Për të pestin vit radhazi pelegrinë nga Greqia, kanë mbërritur në Manastirin e Këlcyrës, për të zhvilluar homazhe tek varrezat ku prehen eshtrat e 500 ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës Italo-Greke të 1940.

Ka qenë një organizim nga ish gjenerali grek në pension Jorgos Geordiadis, që ka sjellë në tokën shqiptarë rreth 80 pelegrinë. Shumica e tyre të moshuar, ata duan të nderojnë të rënët e luftës në territorin shqiptar gjatë konfliktit të dytë botëror në fillim-vitet ’40.

Ceremonia ka nisur që dje në varrezat e ushtarëve grekë në Manastirin e Grykës së Këlcyrës, ndërkohë që sot është zhvendosur në fshatin Bularat në Gjirokastër, aty ku një vit më parë u vra ekstremisti grek, Konstantinos Kacifas.

Ish gjenerali në pension Jorgos Geordidis, nuk ka kursyer vlerësimet për autoritetet shqiptare policore për mbështetjen gjatë vizitës së tyre në Shqipëri.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment