LIVE UPDATES
Sport

Viktima të të pavaksinuarve

20 Janar 2022, 22:52 Nga DOSJA
Viktima të të pavaksinuarve

Novak Djokoviç, tenisti i rangut më të lartë botëror, sapo ka marrë një përjashtim mjekësor për të marrë pjesë në Australian Open. Djokoviç, i cili e ka fituar garën nëntë herë (një fitore më shumë do t’i jepte atij një rekord me 21 tituj të mëdhenj), refuzoi të tregonte prova të vaksinimit, gjë e cila kërkohet për të hyrë në Australi. “Nuk do ta zbuloj statusin tim nëse jam vaksinuar apo jo”, tha ai për Blic, një e përditshme serbe, duke e quajtur atë “një çështje private dhe një kërkesë të papërshtatshme”.

Familja e Dale Weeks, i cili vdiq muajin e kaluar në moshën 78-vjeçare, nuk do të ishte dakord me këtë. Weeks ishte një pacient në një spital të vogël në Ajouan rurale dhe trajtohej për infeksion sepsis. Spitali kërkoi ta transferonte atë në një spital më të madh ku mund të operohej, por një rritje e pacientëve me COVID-19, pothuajse të gjithë të pa vaksinuar, bëri që të mos kishte shtretër rezervë. U deshën 15 ditë që Weeks të transferohej dhe atëherë ishte tepër vonë.

Weeks u bë një tjetër nga viktimat e shumta indirekte të COVID-19 – njerëz që nuk e patën kurrë virusin, por vdiqën sepse të tjerët që po merrnin burime të pakta të kujdesit shëndetësor, sidomos shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv. Vajza e tij tha: “Gjëja që më shqetëson më shumë është vendimi egoist i njerëzve për të mos u vaksinuar dhe dështimi për të parë se si kjo ndikon në një grup më të madh njerëzish. Kjo është pjesa që është vërtet e vështirë për t’u gëlltitur.”

Muajin e kaluar, Rob Davidson, një mjek urgjence në një spital në Miçigan, shkroi një ese për New York Times që ofronte një pamje të gjallë të jetës në një spital që kishte qenë vazhdimisht në ose afër kapacitetit për disa javë. Shumica dërrmuese e pacientëve kishin COVID-19 dhe 98% e atyre që kishin nevojë për kujdes kritik akut ishin të pa vaksinuar.

Ajo që ndodhi me Weeks po ndodhte gjithashtu në spitalin e Davidson-it: ata që kishin nevojë për trajtim më të specializuar nuk mund të transferoheshin në një institucion më të madh, sepse pothuajse çdo spital në rajon ishte tashmë plot ose afër kulmit të kapaciteteve të tij. Davidson nuk e shikon dot zgjedhjen për të mos u vaksinuar si një çështje private. “Kjo i detyron pacientët me apendicit dhe kocka të thyera të presin me orë të tëra në departamentin tim të urgjencës, shtyn operacionet për shumë njerëz të tjerë dhe ezauron mjekët dhe infermierët.”

Ka pasur një kundërshtim të konsiderueshëm ndaj kërkesave për vaksinim – kundërshtim që unë e kam argumentuar se është i gabuar. Me variantet e mëparshme, të pa vaksinuarit kanë më shumë gjasa të infektojnë të tjerët. Me variantin më ngjitës Omicron, shkalla në të cilën vaksinat aktuale reduktojnë infektimin dhe aftësinë për të përhapur virusin është më pak e qartë. Por ne e dimë se vaksinimi redukton ashpërsinë e sëmundjes, dhe për rrjedhojë nevojën për shtrim në spital.

Për situatën që përshkroi Davidson dhe që fëmijët e Weeks besojnë se çoi në vdekjen e babait të tyre, ekziston një zgjidhje tjetër, një zgjidhje që respekton vendimet e atyre që zgjedhin të mos vaksinohen, por kjo kërkon që ata të mbajnë pasojat e zgjedhjes së tyre. Spitalet që janë në kapacitet ose afër kapacitetit duhet të paralajmërojnë popullatat që u shërbejnë se, pas një date të caktuar – mjaft larg në të ardhme për t’u lënë kohë të mjaftueshme njerëzve që të vaksinohen plotësisht – ata do t’u japin përparësi pacientëve të vaksinuar ndaj pacientëve të pavaksinuar me COVID-19.

Pas datës së shpallur, kur një pacient i vaksinuar dhe një i pa vaksinuar me COVID-19 kanë nevojë për shtratin e fundit të disponueshëm në njësinë e kujdesit intensiv, atë shtrat duhet ta marrë pacienti i vaksinuar. Nëse shtrati i fundit terapi intensive i jepet një pacienti të pa vaksinuar, sepse në atë kohë nuk kishte njeri tjetër që kishte nevojë për të, dhe një pacient i vaksinuar me nevojë më të madhe ose të barabartë për objektin arrin më pas, shtrati duhet t’i rijepet pacientit të vaksinuar.

Pacienti i pa vaksinuar, ose familja e atij pacienti, mund të kundërshtojë. Por nëse lëvizja është në përputhje me një politikë të shpallur më parë dhe të gjithë kishin mundësinë të vaksinoheshin përpara se politika të hynte në fuqi, njerëzit që bëjnë zgjedhje që ka të ngjarë të dëmtojnë të tjerët dhe janë paralajmëruar për pasojat e këtyre zgjedhjeve, duhet mbajnë përgjegjësi për këtë.

Spitalet me kapacitet të mjaftueshëm, natyrisht, duhet të vazhdojnë të trajtojnë sa më mirë pacientët e pa vaksinuar me COVID-19. Pavarësisht nga sforcimet shtesë që i bën kjo personelit të spitalit, të gjithë duhet të kenë dhembshuri të mjaftueshme për t’u përpjekur të shpëtojnë jetë, edhe kur ata, jetët e të cilëve kanë nevojë për shpëtim, kanë bërë zgjedhje të pamenduara dhe egoiste.

Duhet të bëhen përjashtime për ata pak pacientë për të cilët vaksinimi është kundër-indikuar për arsye mjekësore, por jo për ata që pretendojnë se kanë arsye fetare për përjashtim. Asnjë fe e madhe nuk e refuzon vaksinimin, dhe nëse disa njerëz zgjedhin t’i interpretojnë besimet e tyre fetare si të tilla që u kërkojnë t’u kërkojnë atyre të shmangin vaksinimin, atëherë ata dhe jo të tjerët duhet të mbajnë pasojat.

Një politikë e tillë ka të ngjarë të rrisë shifrat e vaksinimit, gjë që do të jetë në dobi të të pa vaksinuarve dhe po ashtu të të vaksinuarve dhe të shpëtojë jetë, ashtu si kërkesat për vaksinim kanë shpëtuar jetë duke rritur numrin e personave të vaksinuar. Por edhe nëse kjo politikë nuk bind më shumë njerëz të vaksinohen, të paktën më pak njerëz do të vdisnin nga problemet shëndetësore mbi të cilat nuk kanë kontroll, sepse të tjerët që e konsiderojnë vaksinimin si një “zgjedhje personale” dhe e refuzuan atë me egoizëm, po përdorin burimet e pakta që nevojiten për të shpëtuar jetë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Victims of the Unvaccinated

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport novak djokoviç serbi novak djokoviç serbi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni