Aktualitet

8-vjeçarja pa nënën ti vritej para syve! Vrasja në Bathore, kunati e qëlloi me pushkë sapo iku policia! Pas krimit u fsheh tek motra në Lushnje

Arrestohet autori i ngjarjes Agron Tanushi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa Jetmira Hasani po nxirrte rrobat e saj dhe sendet personale nga banesa. Agron Tanushi vrau ish-kunatën në sy të fëmijës 8-vjeç. Mësohet se Jetmira Hasani dhe ish-kunati i saj, Agron Tanushi ishin të pajisur të dy me urdhër mbrojtje nga njëri- tjetri, por kjo nuk u shërbeu për asgjë.
Featured image of article: 8-vjeçarja pa nënën ti vritej para syve! Vrasja në Bathore, kunati e qëlloi me pushkë sapo iku policia! Pas krimit u fsheh tek motra në Lushnje Jetmira Hasani dhe Agron Tanushi

TIRANË– 8-vjeçarja ishte dëshmitarja okulare e vrasjes së nënës së saj nga xhaxhai, Agron Tanushi. Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bathore, ku kunati ka vrarë ish-bashkëshorten e vëllait ka tronditur opionionin publik. 34-vjeçarja, e cila prej kohësh ishte në konflikt me familjen e ish-burrit, u ekzekutua dje sapo ishte kthyer për të marrë sendet e saj dhe për të nisur një jetë të re në shtëpinë e vajzërisë. Por një konflikt i çastit me kunatin, ka bërë që ky i fundit të marrë armën e zjarrit dhe ta qëllojë pa mëshirë, vetëm pak hapa larg mbesës së tij. 

Sapo ka kryer vrasjen, 31-vjeçari ia mbathi të fshihej në qytetin e Lushnjes, atje ku banon një nga motrat e tij por u prangos nga Policia mesditen e sotme. I riu, i papunë dhe emigrant sezonal në Greqi, prej kohës kishte përplasje me kunatën, aq sa kjo e fundit kishte marrë edhe një urdhër mbrojtje.

Pas divorcit me bashkëshortin, Jetmira kishte vendosur që të qëndronte tek shtëpia e tij për të rritur vajzën pranë familjes së babait. Por shtëpia u kthye në mollën e sherrit. Familja e ish-burrit, madje dhe vjehrra e kërcënonin vazhdimisht, duke e detyruar ish-punonjësen e fasonerisë që të kërkonte një urdhërmbrojtje nga Policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjthatë dje, Jetmira kishte vendosur që të largohej nga shtëpia, dhe kishte shkuar për të mbledhur gjërat e saj. Por u vra në prag të derës, vetëm pak minuta pasi kishte ikur Policia, që ishte thirrur nga kunata e Jetmirës për shkak të konfliktit që kishte nisur. Tanimë Policia ka rrethuar shtëpinë ku ndodhi ngjarja, pasi I druhet një hakmarrjeje të mundshme nga familja e viktimës. Ndërsa 8-vjeçarja është larguar nga shtëpia ku vdiq edhe nëna e saj për të jetuar me dajat.

(k.m/dosja.al)

  • 19:53

    Vrasja në Bathore, FLET vëllai i viktimës: Vjehrra e kishte kërcënuar se do ta qëllonte me pushkë, motrën s’ma kthejnë dot por…

    Vëllai i Jetmira Hasanit

    Vëllai i viktimës Jetmira Hasani të vrarë mbrëmë në Bathore nga kunati i saj ka treguar se motra e tij ka pasur konflikte me familjen e bashkëshortit të saj. Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se e motra i kishte treguar se vjehrra e kishte kërcënuar se do e vriste me pushkë e kishte 2-3 muaj që nuk flinte tek banesa e saj. Sipas tij, e motra ishte kthyer për të marrë sendet e saj, por humbi jetën nga kunati. 

    “Motra ka jetuar aty se aty ka lindur fëmijën. Ka shkuar për të marrë materialet e veta, që të mos shkonte më kurrë aty. Ka qenë hasëm me kunatin. U tërhoq për të mos jetuar më aty. Sikur na thotë nusja e vëllait që ka qenë prezent në ngjarje, policia i ka kërkuar Agron Tanushit që do vish në komisariat. Shoqërimi nuk u krye dhe u ka ikur me armë me vrap. Motra e ka pasur urdhrin e mbrojtjes prej disa muajsh. Ka pas edhe më përpara konflikte. Konfliktet e para i ka pasur me pleqtë e më pas me bashkëshortin. Pastaj me kunatin që ka kryer vrasjen. Nëna e ish-kunatit, vjehrra e motrës ka nxitur për vrasjen e motrës time. Ka pas thënë vetë motra ime që Bukuria, vjehrra do të të vras vetë me pushkë. Kishte mbi 2-3 muaj që nuk flinte atje. Po të ishte policia në krye të detyrës, motra ime do ishte gjallë sot. Mua nuk ma kthejnë motrën, por drejtësia të bëje punën e vet,”- tha vëllai i viktimës.

  • 13:52

    Arrestohet Agron Tanushi që vrau ish-kunatën me pushkë, Policia: Pas krimit të rëndë u fsheh në Lushnje

    Agron Tanushi

    Arrestohet Agron Tanushi, autori i vrasjes së djeshme në Bathore të Tiranës. Tanushi vrau mbëmjen e djeshme në banesën e tij ish- kunatën Jetmira Hasani, 34-vjeç. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë Tanushi u largua nga Tirana dhe u fsheh në një lagje të Lushnjes.

    Ai qëndroi vetëm disa orë në arrati dhe u arrestua nga Policia mesditën e sotme. Ndërkohë policia ka arrestuar edhe armën e krimit, të llojit pushkë.

    Njoftimi i Policisë:

    Vihet në pranga autori i vrasjes me armë zjarri të 34-vjeçares në Kamzë, Tiranë. Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë me të cilën autori kreu vrasjen. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, përdorjes së metodave speciale të hetimit dhe pamundësisë së fshehjes më gjatë autori i dyshuar i vrasjes ka rënë në prangat e shërbimeve të policisë së Lushnjës dhe të DVP Tiranë , pasi ishte i rrethuar pa asnjë mundësi largimi apo fshehjeje të mëtejshëme.

    Menjëherë pas njoftimit të marrë për një ngjarje të ndodhur për shkak të marrëdhënieve familjare në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme në Bathore, Kamzë, ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasja J. H, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamëz kanë ushtruar kontrolle të pandërprera si dhe kanë përdorur metodat proaktive për të bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së autorit.

    Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolle të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara, bashkëpunimit me familjarët, bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Lushnje dhe falë metodave proaktive mëngjezin e sotëm u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit , i cili fshihej në një lagje në Lushnje.

    Pas disa orë kërkimesh, para pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A. T., 31 vjeç, u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje dhe të DVP Tiranë që e kishin mbajtur të rrethuar zonën ku ishte lokalizuar vendndodhja e tij.

    Ky shtetas si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri ish –kunatën e tij shtetasen J. H., 34 vjeçe. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.

  • 09:33

    Fqinjët zbulojnë detaje nga vrasja në Bathore: Ish-kunata e provokonte herë pas here Agron Tanushin, prej 10 vitesh kishin sherre

    Fqinjët e Jetmira Hasanit, që vra nga dje nga ish-kunati i saj në oborrin e banesës në Bathore janë shprehur se viktima provokonte vazhdimisht autorin.

    Fqinjët shtuan se autori Agron Tanushi nuk ishte person problematik, por prej 10 vitesh kishte sherre të herëpashershme me ish-kunatën, kryesisht për çështje pronësie. Sipas tyre, Jetmira jetonte në katin e dytë të banesës dhe i thoshte Agronit që ishte shtëpia e saj, ndërsa ky i fundit pretendonte se banesa ishte e tija.

    Ata treguan më tej se Tanushi ka qëlluar disa herë në ajër pasi ka vrarë Jetmiren, dhe më pas është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

  • 10:27

    ME FOTO/ Kjo është gruaja që u vra me çifte nga ish-kunati në Bathore, të dy të pajisur me urdhër mbrojtjeje nga njëri-tjetri

    Jetmira Hasani dhe Agron Tanushi

    Del fotoja e  Jetmira Hasanit, që u vra dje në banesë e saj në Bathore nga ish- kunati i saj, Agron Tanushi.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Jetmira Hasani dhe ish-kunati i saj, Agron Tanushi ishin të pajisur të dy me urdhër mbrojtje nga njëri- tjetri, por kjo nuk u shërbeu për të qëndruar larg.

    Jetmira qëndronte në katin e dytë të banesës dhe i thoshte Agronit që ishte shtëpia e saj, ndërsa ky i fundit pretendonte se banesa ishte e tija. Ky ishte i shkaku i sherrit, që përfundoi me vrasjen e Hasanit.

     

Shto Koment