Opinione

Shënim: Viktima me ‘këmbë’ të hapura, pse duhet të arrestohet studentja e Elbasanit

A është vallë koha, që ne si shoqëri të ndajmë viktimën nga bashkëpunëtori? Të drejtin nga i shtrembëti? Seksin nga merita?
Featured image of article: Shënim: Viktima me ‘këmbë’ të hapura, pse duhet të arrestohet studentja e Elbasanit Pedagogu Denis Himçi duke u puthur me studenten

‘Aman një puthje, të keqen një puthje’. Profesor Denisi dhe studentja lozonjare e Elbasanit, rikthyen dhe njëherë debatin për korrupsionin në universitet, por edhe për lidhjen e ngushtë mes seksit dhe pushtetit.

Për ironi të fatit, video u publikua pak orë pasi Kryeministri Edi Rama shpalosi stategjinë e tij të re për të luftuar korrupsionin. Rama u bëri thirrje studentëve që të denonconin korrupsionin dhe do të merrni si shpërblim, heqjen e tarifës dhe bursë për një vit. (Pyetja nga salla: Po Qeveria ka marrë masa t’i japë bursë dhe t’i heqë tarifën kësaj studentes?)

Video e publikuar nga emisioni “Stop” në Tv Klan tregonte një rast korrupsioni, ku një pedagog dhe një studente që flisnin për marrjen e lëndëve pa hyrë fare në provim, por duke kryer marrëdhënie seksuale mes tyre.

Një aleancë shtrati mes të dyve që është e jashtëligjshme. Kur ende publiku nuk kishte parë fundin e videos, Policia kishte gjetur pedagogun dhe e kishte shoqëruar në Komisariat, ndërsa sot në mëngjes në reagim për mediat bënte me dije se Denis Himci, pedagog në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ishte arrestuar.

Mendjet vegjetative të rrjetit e vunë profesorin e apasionuar pas seksit në “turrën e druve”.

Shumë mendojnë se ngjarja ka një vijë logjike të qartë, pedagogu i kërkoi favore seksuale studentes dhe tani duhet të kalbur në burg. Dikush dhe e shante duke i thënë pervers, apo maniak.

Por të sjellim një shembull të thjeshtë, dhe të pyesim veten? Kjo studentja, anonime, është viktimë e një shantazhi seksual? Apo është një ofertuese që nuk ka para dhe ofron mishin për të marrë 27 provime brenda javës? (Dakord, ky është rekord…)

Në rast se një drejtor i një ndërmarrjeje shtetërore, takon një biznesmen për një tender. Ky i fundit e oferton. Shkurt e shqip, biznesmeni kërkon të marrë tenderin në kundërshtim me ligjin në këmbim të ryfshetit.

Biznesmeni s’përmbush asnjë kriter, por sërish kërkon që t’a marrë tenderin, dhe për këtë përdor ryshfetin. E në këtë rast, nëse korrupsioni kryehet, në pranga bie drejtori, por edhe biznesmeni, pasi është palë.

Pra, për të gjithë parimorët dhe moralistët, dhe në rastin e ‘skandalit në Elbasan’, nuk mund të jetë faji vetëm i pedagogut.

Që të kalohej lënda pa u futur fare në provim, nuk përfshihej vetëm pedagogu, por dhe studentja. Në puthje (që tregohej në video) nuk mori pjesë vetëm pedagogu, por dhe studentja.

Por më e rëndësishmë në bisedë kur shfaqej dëshira për korrupsion nuk mori pjesë vetëm pedagogu, por dhe studentja. (Zëri si drenushë në video me shprehitë ledhatuese, ishin të studentes “aktore”.)

Nuk na habit besoj që në Shqipëri dhe të gjithë botën njerëz me pushtet përdorin postin për favore seksuale. Por ajo që na habit padyshim është qendrimi i një studenteje që se ka frekuentuar asnjë ditë shkollën dhe refuzon të shkojë, por e zgjedh vetë rrugëdaljen.

Takimin e zhvillon në kafene dhe makinë, profesorit ia bën të ditur që nuk ka para, duke e çuar ujin në mullirin që kishte për mision.

Kush na garanton, përtej investimit gazetaresk që, denoncimi nga studentja nuk u bë për hir të interesit publik ose thënë ndryshe për të demaskuar një maniak, pervers brenda një universiteti, por ngaqë mes të dyve diçka nuk shkoi siç duhet? A mos do duhej që në bankën e të arrestuarve të jetë edhe studentja aktore?

Loja e lozonjares vajzës padyshim që i eci me profesor Denisin, i cili e shprehu hapur se ka mungesa seksuale dhe këto i mbush me këdo.

Por, nëse faktohen të gjitha ato që janë thënë në video, vajza ka barrën e saj të fajit dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Njësoj si pedagogu i saj dhe studentja ka thyer ligjin. Përgjegjësia e saj është para ligjit dhe tashmë është radha e saj për t’u arrestuar.

Pedagogu këtë herë duhet të ngushëllohet me fatin që nuk do vuajë i vetëm dënimin, por bashkë me të do jetë dhe studentja e tij (që në video tregohej se e donte shumë).

Por, mos ndoshta… A është koha, që ne si shoqëri të ndajmë viktimën nga bashkëpunëtori? Të drejtin nga i shtrembëti? Seksin nga merita?

E njëherë e mirë, a mos duhet t’ju mësojmë vajzave tona, se gjërat në jetë fitohen e nuk merren në makina dhe kafene me profesorat. Se tek vendi i punës s’duhet të hysh nga poshtë tavolinës, por nga dera. Se kolegun burrë s’mund ta konkurrosh me viktimizëm “feminist”, por me punë, kreativitet dhe ide.

Se tek pedagogu ankohesh në zyrë, se tek pronari ka kod sjelljeje dhe veshjeje, se marrëdhëniet njerëzore nuk zëvendësojnë meritat? Se seksin nuk mund ta këmbesh si ‘plaçkë’ për përfitim, e nëse e bën, jo e dashur, ti s’mund të jesh viktima…

(F.G;A.B/Dosja.al)

Një Koment në “Shënim: Viktima me ‘këmbë’ të hapura, pse duhet të arrestohet studentja e Elbasanit

  1. Turp t’ju vije! Pedagogu eshte figure e nderuar qe s’mund te shtremberohet nga ca monstra si puna e ketij dhe ky artikulli juaj eshte i peshtire…kjo pacavurrja me siper eshte dhe me fyese…. Te arrestohen tere grate se ato e kane fajin, pale ckane bere qe kane gjunjezuar figura si ky manjaku…

Shto Koment