Aktualitet

Viktima e COVID-19, zëvendës ministrja e Shëndetësisë: Po analizojmë dhe kontaktet që ka pasur e moshuara, në dhomë ka qenë vetëm

VIDEO
Më tej tha se po bëhen kontrolle për të gjithë personat me të cilët viktima ka pasur kontakte, por theksoi se gjatë ditëve që ka qëndruar në spital ka qenë në dhomë vetëm.
Featured image of article: Viktima e COVID-19, zëvendës ministrja e Shëndetësisë: Po analizojmë dhe kontaktet që ka pasur e moshuara, në dhomë ka qenë vetëm Mira Rakacolli

TIRANË- Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një deklaratë për mediat ka konfirmuar edhe njëherë vdekjen e 73-vjeçares në Durrës. Sipas Rakacollit, viktima vuante dhe nga disa sëmundje të tjerë, dhe për këtë arsye ajo humbi jetën.

Më tej tha se po bëhen kontrolle për të gjithë personat me të cilët viktima ka pasur kontakte, por theksoi se gjatë ditëve që ka qëndruar në spital ka qenë në dhomë vetëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mjekët që kanë pasur kontakte me të, u janë marrë analizat dhe po priten rezultatet, por ata janë të karantinuar tashmë. Pacientja ka qenë në dhomë vetëm. Dimë që të gjithë personat që kanë pasur kontaktet me të moshuarën po gjurmohen dhe po verifikohen të gjithë”, u shpreh numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment