Aktualitet

Vijuan muzikën pas orarit të lejuar, gjobiten dy administratorë lokalesh në Durrës (EMRAT)

Janë bërë publik edhe emrat e personave. Bekim Toro 30-vjeç dhe Majk Tulla 23-vjeç të dy banues në Durrës, të cilët ishin administrator të dy lokaleve në lagje 13 në Durrës.
Featured image of article: Vijuan muzikën pas orarit të lejuar, gjobiten dy administratorë lokalesh në Durrës (EMRAT) Policia ne Durres

DURRËS– Policia Durrës ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme janë gjobitur dy persona për veprën penale ‘Prishja e qetësisë publike’ me masën administrative prej 1.000.000 lekësh.

Janë bërë publik edhe emrat e personave. Bekim Toro 30-vjeç dhe Majk Tulla 23-vjeç të dy banues në Durrës, të cilët ishin administrator të dy lokaleve në lagje 13 në Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit: B. T., 30 vjeç dhe M. K., 23 vjeç, banues në Durrës, administrator të 2 subjekteve në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Bekim Toro dhe Majk Tulla Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative me nga 1.000.000 lekë, për shkelje të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment