Aktualitet

Vijonte të organizonte dasma, gjobitet me 1 milion lekë pronari i lokalit në Fushë-Milot

Policia ka gjobitur me 1 milion lekë, 44-vjeçarin B.Gj., pasi vijonte të organizonte dasma në lokalin e tij.
Featured image of article: Vijonte të organizonte dasma, gjobitet me 1 milion lekë pronari i lokalit në Fushë-Milot Foto ilustruese

LEZHË -Policia ka gjobitur me 1 milion lekë administratorin e një lokali në Fushë-Milot, B.Gj. 44 vjeç. Ky i fundit vijonte të organizonte dasma në lokalin e tij, në kundërshtim me aktin normativ.

Blutë e Lezhës apelojnë të gjithë subjektet, të respektojnë protokollet e sigurisë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Njoftimi i policisë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kurbin. Policia e Kurbinit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një lokali në Fushë-Milot, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 restorant dasmash në Fushë Milot që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për këtë subjekt, me administrator shtetasin B.Gj. 44 vjeç ,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë. Policia e Lezhës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment