Aktualitet

VIDEO+FOTO/ Shqipëria në flakë! Vijon djegia e bimësise nga Veriu në Jug. Braçe “gjen” fajtorët, Xhaçka angazhon 200 ushtarë

Vijon zjarri në Shqipëri. Deri më tani janë djegur më shumë se 20 hektarë kurorë e gjelbër, ndërkohë ende asnjë ndihmë nga ajri. Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në pyllin e Semanit dhe atë të Rubikut prej disa ditësh. Braçe ka reaguar ashpër dhe ka 'gjetur' fajtorët, Xhaçka 200 ushtarë.
Featured image of article: VIDEO+FOTO/ Shqipëria në flakë! Vijon djegia e bimësise nga Veriu në Jug. Braçe “gjen” fajtorët, Xhaçka angazhon 200 ushtarë Pamjet nga zjarret në vend

SHQIPËRI- Shqipëria është ende në flakë. Vijon zjarri në pyllin e Semanit në Fier, ndërkohë flakët janë favorizuar nga temperaturat e larta që kanë pushuar vendin javët e fundit.

Zjarrfikëset në bashkëpunim me ushtrinë edhe nuk ka neutralizuar ende flakët. Edhe pse është kërkuar ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit të vështirë, ende nuk ka asnjë helikopter për ndihmë nga ajri, ndërsa zjarrfikësit punojnë në terren me efektivë të Forcave të Armatosura. 

Sakaq, prej dy ditësh ka vatra zjarri  në pyjet e fshatit Katund i Vjetër në Rubik dhe në kodrat e Molungut mes Lezhës dhe Mirditës. Zjarri vijon edhe në pyjet e fshatit Katund i Vjetër në Rubik, edhe pse intensiteti ka rënë, ndërkohë që vatra të reja janë aktivizuar sot në Kukës. Deri më tani flakët kanë përpirë 20 hektarë pyje e shkurre, ndërsa edhe pse dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme ende nuk ka asnjë të prangosur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani nga qeveria ka reaguar vetëm zv.kryeministri Erion Braçe, i cili u shpreh se zjarret janë ndezur qëllimisht për të sfiduar qeverinë, ndërsa premton se përgjegjësit do të vihen para drejtësisë. Po ashtu sot ka reaguar edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka njoftuar për angazhimin e 200 efektivëve të FA-ve në terren. 

(k.m/dosja.al)

  • 16:52

    Vatër e re zjarri në Lezhë, rrezikohen disa banesa në Rrethin e Epër

    Zjarret nuk kanë të ndalur në Shqipëri. Një vatër e re zjarri po rrezikon disa banesa në Rrethin e Epër të Lezhës. Siç shihet dhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë kodrën mbi banesat e fshatit dhe ndërhyrja për fikjen e flakëve është shumë e vështirë.

    Ndërkohë që në afersi përmes rrugës së vjeter nacionale, është dërguar një zjarrfikëse, që të mundësoje ruajtjen e shtëpive rrotull kësaj vatre zjarri tejet të rrezikshme. Policia nga ana tjetër ka nisur hetimet dhe dyshohet se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme. Me këtë vatër, shkon në pesë numri i zonave që po digjen në Qarkun e Lezhës.
  • 16:29

    Tjetër vatër zjarri në Mirditë, dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme

    Një vatër e re zjarri është shfaqur sot në fshatin Rreth i Epër në Mirditë. Sipas informacioneve mësohet se vatra e zjarrit është e konsiderueshme dhe po vijon përhapja dhe për shkak të erës.

    Po ashtu mësohet se zjarrvënia të jetë e qëllimshme. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës, të cilët po përpiqen për të vënë në kontroll flakët.

  • 14:16

    Zjarret në të gjithë Shqipërinë, 200 Forca të Armatosura angazhohen për shuarjen e flakëve

    Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

    Forcat e Armatosura janë angazhuar për fikjen e zjarreve që kanë përfshirë disa zona të Shqipërisë. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njofton se janë rreth 200 djem e vajza që po marrin pjesë në këtë aksion. Sipas Xhaçkës, rreth 200 efektivë të FA-ve janë angazhuar në terren së bashku me zjarrfikësit për shuarjen e flakëve që kanë shkaktuar dëme të mëdha.

    “Zjarret masive që kanë goditur pyjet e kullotat ditët e fundit kanë marrë përgjigjen tonë të menjëhershme. 200 djem e vajza të Forcës së Armatosur të angazhuar në Seman, Shkodër, Lezhë etj po japin maksimumin për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurisë kombëtare. Dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë me çdo mundësi, çdo burim, aset e mjet që kemi. Por kjo nuk mund të jetë vetëm beteja e FA! Kjo duhet të jetë beteja e të gjithëve ne, e çdo qytetari, e mbi të gjitha e çdo strukture të pushtetit vendor që ligji e ngarkon me përgjegjësi për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë”, shkruan Xhaçka.

  • 14:12

    “Pyjet e kullotat janë tonat, të të gjithëve!”/ Shqipëria digjet, Erion Braçe gjen shkakun: Po sfidoni qeverinë, na thanë se janë të qëllimshme

    Erion Braçe, zv/kryeministër

    Zv.kryeministri Erion Braçe, ka “gjetur” shkaktarin e zjarreve në vend. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Braçe shkruan se sipas zjarrfikësve, vatrat kanë qënë të qëllimshme dhe ishin sfidë për qeverinë nga “piromanët”. Më tej, socialisti shkruan se të gjitha agjensitë do të vihen në lëvizje dhe të gjithë përgjegjesit e zjarreve do të vihen përballë drejtësisë.

    E kuptoni për sa pak bëhet gjëma? Të gjitha agjencitë, kanë marrë detyrën të hetojnë çdo rast, të kallëzojnë. Të arrestojmë, të prishin kontratat me zjarrvënësit; toleranca me ta mbaron njëherë e mirë! Në pyje është tjetër histori; niveli i krimit këtu është pak më lart dhe i udhëhequr nga interesa biznesi. Zjarri në Godull-Seman duhet të hetohet si krim i rëndë pas dyshimeve se duan territor të lirë për të golemizuar; atëherë po ua them sot, mbi çdo metër katror pyll të djegur atje e kudo në bregdet, do rimbillen pemë, kurrë pallate! Do përndiqen tani ligjërisht përgjegjësit dhe kurrë sdo pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur,”-shkruan ndër të tjera Braçe.

    POSTIMI I PLOTË:

    Zjarri i qellimshem nuk eshte sfide me qeverine! As loje luftash me te! Eshte krim! Dua te ndaj me ju disa shifra nga raportimi i agjencise se emergjencave civile referuar gjendjes se zjarreve dje deri sot ne oren 9.00; 1. Jane shuar plotesisht 15 vatra zjarri; 2. Jane djegur 50 hektare shkurre e kullote; ne kete siperfaqe ku zjarri eshte shuar, eshte konfirmuar ne vend 1.5 ha pyll i djegur. 3. Jane aktive tani 6 vatra zjarri, 2 me shkurre e kullote dhe 4 ne pyje. 4. Te gjithe zjarret jane ne kullota publike, kullota te menaxhuara permes kontratave nga private, pyje bashkiake. Dua te bej me dije se, sherbimi i mbrojtjes nga zjarri prej tre vitesh eshte funksion i plote i bashkive ne te gjithe vendin. Ne pjesen me te madhe te bashkive eshte nje sherbim i ri, po themelohet, organizohet e paiset ne pune e siper; ashtu sic sherbimi i emergjencave po riorganizohet ne perputhje me ligjin si pergjegjesi edhe e bashkive; duhet shume pune e angazhim, burime financiare dhe njerez te kualifikuar, me shume komunikim per te bere kete pune jetike! Tani, sic e shihni nga numrat, vatrat me te shumta te zjarrit jane ne kullota e shkurre; zjarrefikesit ne terren thone se jane te gjitha te qellimshme, ose per te rigjeneruar kulloten, ose per inat te tjetrit qe ka nje kontrate. E kuptoni per sa pak behet gjema? Atehere, te gjitha agjencite, kane marre detyren te hetojne cdo rast, te kallezojne. Te arrestojme, te prishin kontratat me zjarrevenesit; toleranca me ta mbaron njehere e mire! Ne pyje eshte tjeter histori; niveli i krimit ketu eshte pak me lart dhe i udhehequr nga interesa biznesi. Zjarri ne godull-seman duhet te hetohet si krim i rende pas dyshimeve se duan territor te lire per te golemizuar; atehere po ua them sot, mbi cdo meter katror pyll te djegur atje e kudo ne bregdet,
    do rimbillen peme, kurre pallate! Do perndiqen tani ligjerisht pergjegjesit dhe kurre sdo pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur. Ne fund, dua te falenderoj qindra burra qe po luftojne me zjarret ende, te zjarrefikesve, te sherbimit pyjor, te ushtrise; dua te falenderoj edhe vullnetaret e angazhuar.

  • 14:04

    Pylli digjet prej 3 javësh/ Vazhdon zjarri në kodrat e Molungut, deri tani shkrumbuar dhjetra hektarë dru i lartë

    Vazhdon zjarri në kodrat e Molungut mes Lezhës dhe Mirditës. Në zonë ka më shumë se 3 javë që kanë nisur vatrat e zjarrit, të cilat kanë djegur masive të mëdha pyjore.

    Edhe pse para një javë në zonë ishte një helikopter i Forcave të Armatosura, vatrat janë ende aktive dhe po i afrohen fshatit Katund i Vjetër në Rubik. Si pasojë deri më tani janë shkrumbuar dhjetra hektarë pyje me dru të lartë.

  • 13:26

    S’kanë të ndalur flakët në vend! Zjarr edhe në varrezat e Shtiqenit në Kukës, zjarrfikëset në punë për ta shuar

    Nuk kanë të ndalur zjarret në vend. Një vatër e re është aktivizuar edhe në Kukës, në varrezat e fshatit Shtiqen. Nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë shkuar në terren dhe po punojnë për shuarjen e tij.

  • 11:40

    Përfshihet nga flakët një zonë e pyllëzuar në Fushë-Krujë, zjarri po i afrohet varrezave të fshatit dhe disa banesave

    Pamje nga zjarri

    Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët në fshatin Kullasë të Fushë-Krujës një sipërfaqe prej më shumë se 5 hektarë tokë e pyllëzuar. Siç edhe në foto  zjarri është përhapur me shpejtësi duke djegur shumë pemë dhe shkurre. Sipas zjarrfikësve zjarri është i qëllimshëm.

    Për shkak të përhapjes se madhe të zjarrit, përpos zjarrfikëses së Krujës është e nevojshme edhe ndërhyrja e një zjarrfikësve pritave, e cila operon në zonën e Niklës. Ndërkohë flakët e zjarrit po i afrohet varrezave të fshatit dhe disa banesave.

Shto Koment