Bota

Vijon të rritet bilanci në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 162 raste të reja dhe 8 viktima

Me shifrat e sotme, bilanci i përgjithshëm i personave të infektuar deri më tani ka shkuar në 7,406 persona nga 71,220  testime të realizuara, ndërsa prej fillimit të shpërthimit të pandemisë e deri më tani numri total i viktimave ka shkuar në 359 persona.
Featured image of article: Vijon të rritet bilanci në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 162 raste të reja dhe 8 viktima Foto Ilustruese

MAQEDONI E VERIUT-  Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se 8 persona kanë humbur jetën dhe  162 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Me shifrat e sotme, bilanci i përgjithshëm i personave të infektuar deri më tani ka shkuar në 7,406 persona nga 71,220  testime të realizuara, ndërsa prej fillimit të shpërthimit të pandemisë e deri më tani numri total i viktimave ka shkuar në 359 persona.

Lajmi i mirë është se në 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 235 persona duke e çuar në 3,554 të tjerë numrin e përgjithshëm të pacientëve që janë rikuperuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:.worldometers

(A.K.Dosja.al)

 

Shto Koment