Politike

Vijon shpërndarja e pakove për familjet në nevojë, Rudina Hajdari: Sot u fokusuam tek gratë

Deputetja Rudina Hajdari ka njoftuar se ditën e sotme janë ndihmuar 11 familje në zonën e Laprakës, pikërisht zonë ku edhe ajo është zgjedhur deputete.
Featured image of article: Vijon shpërndarja e pakove për familjet në nevojë, Rudina Hajdari: Sot u fokusuam tek gratë Pamje nga shpërndarja e pakove

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka vijuar edhe sot me shpërndarjen e pakove të ndihmave tek familjet në nevojë. Hajdari ka njoftuar se ditën e sotme janë ndihmuar 11 familje në zonën e Laprakës, pikërisht zonë ku edhe ajo është zgjedhur deputete.

“Edhe sot vazhduam aksionin duke ndihmuar 11 familje që janë në vështirësi në këtë kohë të vështirë, në zonën e Institutit Bujqësor, Kodër-Kamëz, blloku Gintash, spitali ushtarak dhe Bregu i Lumit. U fokusuam të ndihmonim gratë dhe personat me aftësi të kufizuara. Bashkë do ia dalim! Qëndroni në shtëpi!,”-shkruan Rudina.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej disa ditësh ajo ka ndërmarrë këtë mision, ku së bashku me një grup të rinjsh shpërndan ushqime dhe detergjentë tek familjet në nevojë në Tiranë.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment