Aktualitet

Vijon saga e mashtrimeve të Ilda Kërkapit, i mori 2250 € burrit të parukieres do e fuste shofer në prokurori

Kallëzimi i rradhës kundër kushërirës së Adriatik Llallës. Këtë herë është Kristo Domi, që e denoncon për mashtrim Kërkapin pasi i mori 2250 euro me premtimin se do e fuste në punë si shofer.
Featured image of article: Vijon saga e mashtrimeve të Ilda Kërkapit, i mori 2250 € burrit të parukieres do e fuste shofer në prokurori Ilda Kërkapi

TIRANË– Nuk ka të ndalur saga e mashtrimeve financiare, të kryera nga Ilda Kërkapi, e afërmja e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Kërkapi një studente ekonomiku, që pati akses për të hyrë dhe dalë në godinën e prokurorisë, si pasojë e kryerjes së praktikës studentore në këtë institucion, rezulton të ketë mashtruar dhjetëra persona, duke i premtuar se kundrejt parave do i fuste në punë.

Mes shumë rastëve të mashtrimit nga kjo shtetase, disa prej njerëzve të mashtruar i janë drejtuar prokurorisë dhe policisë së Tiranës, duke kërkuar ndjekjen penale për të afërmen e Adriatik Llallës, e cila ka arritur ti mashtrojë, duke i marë sasi të konsiderueshme lekësh dhe euro, me premtimin se do i fuste në punë pranë institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit. Një kallëzim i ri që ka mbëritur në prokurori për Ilda Kërkapin, është rregjistruar në fund të muajit Gusht 2020. Personi i dëmtuar, është Kristo Domi, i cili në kallëzimin e tij ka treguar se është mashtruar nga Kërkapi, duke i marë shumën prej 2250 euro, në këmbim të punësimit të tij si shofer pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

“…në muajin shkurt 2020, Ilda Kërkapi, ka shkuar tek parukeria e gruas time me emrin R. Domi. Në diskutime e sipër ajo është paraqitur si person e njohur, duke treguar se punonte pranë Prokurorisë së Përgjithshme, por na ka thënë se në atë periudhë ishte me leje lindje. Kërkapi ka pohuar se ka njohje në prokurori, dhe na ka pyetur si mua dhe bashkëshorten nëse donim që unë të punësohesha si shofer pranë Prokurorisë së Përgjithshme.Por për këtë punë, Ilda Kërkapi na ka kërkuar 2250 euro në këmbim të punës si shofer. Unë në datën 21 shkurt 2020, Ilda Kërkapit, i kam dhënë shumën prej 1250 euro dhe pjesën tjetër prej 1 mijë euro ja kam dhënë në datën 2 mars 2020, duke plotësuar kështu shumën totale prej 2250 euro. Nga kjo kohë e deri më sot nuk më ka mbaruar punë si dhe nuk më përgjigjet për të më kthyer shumën e eurove që ia kam dhënë, duke më mashtruar çdo ditë, me justifikimet nga më të ndryshmet…”-ka treguar në kallëzimin e tij, Kristo Domi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkangjitur kallëzimit, Domi i ka vënë në dizpozicion prokurorisë të gjitha bisedat në “Whatsapp” të kryera mes tij dhe Ilda Kërkapit. Ky nuk është rasti i parë që Ilda Kërkapi, e afërmja e Adriatik Llallës, kallëzohet në prokurori, pasi janë dhe shumë raste të tjera që tregojnë skemat mashtruese që Kërkapi praktikonte për ti marë euro dhe para, njerëzve të ndryshëm me premtimin se do i fuste në punë.

Dosja.al

Shto Koment