LIVE UPDATES
Aktualitet

Vijon përplasja për Zgjedhjet në Universitete/ E akuzoi për krijim tensionesh, Koni ‘i kthehet’ Shahinit: Kërkon të ma

22 Korrik 2020, 16:53 Nga DOSJA
Vijon përplasja për Zgjedhjet në Universitete/ E akuzoi për

TIRANË -Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, nëpërmjet një letre për dijeni të presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, i ka kërkuar rektorit të UT të jetë më bashkëpunues. Ajo është shprehur e zhgënjyer nga Koni, duke thënë se duhet të kishte krijuar tashmë Komisionin Institucional Zgjedhor, në mënyrë që kandidatet te kryenin kontrollin e ligjshmerisë dhe atë antiplagjiaturë.

Gjithashtu Shahini e ka akuzuar Konin për krijimin e situatave problematike në institucion.

“I nderuar Z. Koni,Ne daten 14.01.2020, kam miratuar urdhrin nr.8, per procesin zgjedhor te autoriteteve dhe organeve drejtuese ne institucionet publike te arsimit te larte, per arsye te perfundimit te mandatit te drejtuesve te tyre me date 26.05.2020. Ne urdher jane shprehur qartesisht, data e zgjedhjeve dhe detyrimi qe kandidatet per autoritete drejtuese dhe per anetare te organeve drejtuese ne Institucionet e Arsimit te Larte (IAL) publike te kryenin procesin e verifikimit te ligjshmerise se fltimit te grades shkencore dhe titullit akademik, perfshire kontrollin antiplagjiature. Si? jeni ne dijeni Z. Koni, permes Qendres Nderinstitucionale te Rijetit Akademik Shqiptar (RASH), kemi siguruar platformen antiplagjiature per çdo IAL, ne menyre qe Keshillat e Etikes te kontrollojne integritetin akademik te kandidateve per autoritetet dhe organet drejtuese, si hapi i pare drejt realizimit te pjeses se Paktit per Universitetin qe synon sherimin e kerkimit shkencor nga plagjiatura dhe rrjedhimisht permiresimin e metejshem te arsimit te larte. Kjo do te thote qe, ju menjehere pas daljes se urdhrit ne janar 2020, keni qene te detyruar te themeloni Komisionin Institucional te Zgjedhjeve (KIZ) dhe Keshillin e Etikes, per te patur mundesine kandidatet te kryenin kontrollin e ligjshmerise dhe ate antiplagjiature. Me sa jam e informuar, ju keto institucione nuk i keni themeluar. Per shkak te pandemise së COVID-19, me kerkese te rektoreve u detyruam ta shtyjme dy here daten e zgjedhjeve. Ju rikujtoj permbajtjen e urdhrit nr. 108, date 8.5.2020, qe ngarkon IAL-te publike te vijojne me pergatitjen e zgjedhjeve, me qellim zhvillimin e tyre menjehere pas percaktimit te dates se zgjedhjeve. IAL-te e tjera publike kishin themeluar KIZ-et dhe ishin gati per zgjedhje ne çdo moment, ndersa ju nuk i kishit themeluar. Rrjedhimisht, KIZ-i ekzistues ne UT ka vijuar punen per te pgrgatitur zgjedhjet. Mandati i anetareve te KIZ eshte po aq i vlefshem sa dhe mandati juaj, teka proceset normale zgjedhore nuk mund te mbeten peng i perpjekjeve tuaja te vazhdueshme per te krijuar tensione ne UT. Perseri me kerkese te rektoreve, por kesaj radhe edhe te dekaneve, pedagogeve dhe studenteve, na u kerkua te shpallim zgjedhjet sa me pare, menjehere pas perfundimit te gjendjes se jashtezakonshme. Autoritetet drejtuese shprehen shqetesimin e tyre real per pamundesine e vijimit te punes me mandate te perflmduara. Duke marre parasysh qe sa u perket zgjedhjeve, Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinise vetem jeteson fiymen dhe vullnetin e trupes zgjedhore ne IAL-te publike, shpallem daten 30.07.2020, si daten e re te zgjedhjeve per autoritetet dhe organet drejtuese ne IAL. Rifillimi i veprimtarise se transportit publik ne te gjithe territorin ne korrik, mundeson studentet dhe pedagoget te marrin pjese ne procesin zgjedhor. Ndersa zhvillimi i pandemise rrezikon fillimin e vitit akademik ne vjeshte, qe do te thote se vjeshta mund te mos jete opsion i pershtatshem per zhvillimin e zgjedhjeve. Keshtu qe ne kete pike, miratova kerkesen e rektoreve per zgjedhje me 30 korrik 2020 ne menyre qe te sigurohet vijimi normal te punes se autoriteteve dhe organeve drejtuese te IAL-ve publike. Ne kohe krizash, si kjo e pandemise 4400^10-19,,5 njerezit behen bashke dhe perpiqen te tejkalojne situatat e veshtira, duke ndihmuar njeri-tjetrin. Ju me keni zhgenjyer gjithmone me priijen per te mos bashkepunuar dhe per krijimin e situatave problematike ne institucion. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise, si institucion qe veriflkon ligjshmerine e procesit zgjedhor ne IAL-te publike, deri tani vlereson se veprimet pergatitore per zhvillimin e procesit zgjedhor, kane qene plotesisht brenda parashikimeve ligjore dhe si te tilla duhet te vazhdojne deri ne perfundim te procesit zgjedhor”, thuhej në shkresën e Shahinit. 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Konit. Në përgjigjen e tij Koni ka akuzuar Shahinin, se po përpiqet të marrë peng Universitetin e Tiranës. Ai shton, se zgjedhje më 30 korrik nuk mund të ketë.

Sipas tij, Shahinit nuk i intereson aspak ligji, kur në fakt e ka për detyrë të verifikojë ligjshmërin e zgjedhjeve në Universitetet Publike. Më tej ai ka përsëritur akuzat ndaj dekanit të Ekonomikut, Dhori Kule dhe atij të Juridikut, Artan Hoxha, për konfuzionin e shkaktuar në zgjedhjet e organeve për administrimin e zgjedhjeve në Universitete.

Deklaratë e Rektorit të Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr KONI

Ditën e sotme, në disa media dhe portale online, është publikuar dhe është bërë edhe “lajm” shkresa e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj.Besa Shahini, drejtuar personit tim, pa arritur akoma në protokollin e Universitetit të Tiranës, që në fakt, nuk është gjë tjetër, veçse vazhdimësia e gjithë asaj çfarë kjo ministre, ka bërë dhe ka treguar në këto vite, në lidhje me çështje dhe problematika të ndryshme që i janë bërë prezent nga Rektori i Universitetit të Tiranës, dhe për të cilat, në zbatim të ligjit të arsimit të lartë 80/2015, ka patur detyrimin ligjor për të shprehur qëndrimin e saj institucional ligjor, dhe sigurisht, edhe për zgjidhjen e tyre. Edhe në këtë rast, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, me shkresën e saj të fundit, ka dezinformuar, institucionet më të larta të shtetit shqiptar, siç është Presidenti i RSH dhe Kryeministri i RSH Arsyet se përse Ministri përgjegjës për arsimin, po mban këtë qëndrim edhe në këtë rast, tashmë janë fare të qarta, është përfundimi i gjithë asaj çfarë është përpjekur për të bërë në gjithë këto vite, në bashkëpunim të ngushtë edhe me dekanët e fakulteteve të UT, është “marrja peng” e Universitetit të Tiranës.Ky është rast i paprecedentë në historinë e arsimit në RSH, sepse Ministrit përgjegjës të arsimit nuk i intereson aspak as ligji, as rregulli dhe as zbatimi i tyre, kur në fakt, e ka detyrim ligjor, të verifikojë ligjshmërinë e zgjedhjeve në IAL-të.Nëpërmjet kësaj deklarate, bëj me dije të gjithë personelin akademik dhe studentët e UT, si dhe mbarë opinionin publik se shkresa e fundit e Ministrit përgjegjës për arsimin, nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë i kam bërë prezent dhe i kam informuar dhe kërkuar në vazhdimësi, mbi atë çfarë po ndodh realisht në UT në lidhje me procesin zgjedhor. Por Ministri përgjegjës për arsimin, nuk guxon të merret me këtë çështje dhe ta trajtojë atë siç duhet dhe siç është ligji dhe rregulli, sepse, sigurisht, nuk mund ta bëj këtë gjë, sepse e vërteta është ajo që i kam bërë me dije, me fakte dhe prova të pakundërshtueshme.Znj.Shahini shprehet se “e paskam zhgënjyer”, megjithëse të them të vërtetën, kjo fjali, e thënë nga ajo, nuk ka asnjë vlerë për mua.Në fakt, znj.Shahini, si Ministër i Arsimit, është zhgënjimi më i madh i nxënësve, i maturantëve, i studentëve dhe i të gjithë të rinjve të Republikës së Shqipërisë dhe i ëndërrave të tyre; është ministi i arsimit që nuk ka asnjë lidhje me arsimin; është personi që vetëm zyrtarin e shtetit nuk diti të bëjë dhe që nuk zbatoji asnjë ditë të punës së tij, as ligjin dhe as rregullin. Në fund të shkresës znj.Shahini shprehet se: ‘…. paskërka vlerësuar se veprimet përgatitore për zhvillimin e procesit zgjedhor në Universitetin e Tiranës, kanë qenë plotësisht brenda parashikimeve ligjore…….” Unë e sfidoj zonjën Ministre, duke i bërë publikisht këto pyetje dhe pres përgjigje prej saj po publikisht: Zonja Ministre, si e bëtë këtë vlerësim? Mbi bazën e kujt informacioni apo dokumentacioni jeni bazuar pë të arritur në këtë përfundim? Kush jua ka dhënë këtë informacion?……… Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave si këto, ajo ka detyrim ligjor dhe moral t’i përgjigjet për të sqaruar të gjithë personelin akademik, studentët e Universitetit të Tiranës, por edhe mbarë opinionin publik. Edhe një herë deklaroj se në datën 30 korrik 2020, në Universitetin e Tiranës, nuk mund të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT, në kushtet e pamundësisë të Senatit Akademik për të miratuar KIZ, dhe të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga disa ish-personel akademik i UT, në bashkëpunim të ngushtë me dekanet e fakulteteve të UT, kryesisht me Dh.Kule dhe A.Hoxha. Në zbatim të detyrimeve ligjore, i kam kërkuar edhe një herë Ministrit përgjegjës për arsimit me shkreën nr. 2143/1 prot., datë 22.07.2020 (https://unitir.edu.al/…/20…/07/Shkrese-MASR-22.07.2020-1.pdf), të vlerësojë informacionin dhe dokumentacion që i kam përcjellë në lidhje me procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës. Në rast të kundërt, paligjshmëria do të shoqërojë të gjithë këtë proces zgjedhor dhe mandatin e autoriteteve të reja drejtuese dhe Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës. REKTORI PROF.DR.MYNYR KONI

Universiteti i Tiranës është në krizë institucionale. Rektori Mynyr Koni nuk njeh anëtarët e KIZ, për të cilët thotë se i ka mbaruar mandati. Koni ka akuzuar dekanët e Ekonomikut dhe Juridikut, Dhori Kule dhe Artan Hoxha, për të cilët thotë se po pengojnë krijimin e institucioneve që do të administrijnë zgjedhjet. Rektori i UT ka theksuar se nuk mund të ketë zgjedhje derisa Senati Akademik të miratojë KIZ. Në garë për postin e rektorit të UT janë Mimoza Hafizi, Kozeta Sevdari dhe Artan Hoxha.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini mynyr koni zgjedhjet ne universitete besa shahini mynyr koni zgjedhjet ne universitete

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni