Aktualitet

Vijon me ritme të shpejta vaksinimi / Manastirliu: 11 mijë arsimtarë marrin dozën e dytë për një vit shkollor të sigurtë

FOTO
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se 11 mijë prej 40.000 arsimtarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës anticovid.
Featured image of article: Vijon me ritme të shpejta vaksinimi / Manastirliu: 11 mijë arsimtarë marrin dozën e dytë për një vit shkollor të sigurtë Ogerta Manastirliu.

TIRANË-  11 mijë prej 40.000 arsimtarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës anti-COVID19. Lajmin e ka bërë vetë ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook. Manastirliu njofton se procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta për të patur një vit shkollor të sigurtë. Ajo ka treguar se vetëm ditën e sotme janë bërë 6467 vaksinime.

“Mbi 40,000 arsimtarë janë vaksinuar, nga të cilët 11 mijë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës anticovid. Me 823,053 vaksinime të kryera deri tani në të gjithë vendin, vijojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit,”– shkruan ajo.

Situata epidemiologjike në vend vijon të mbetet e qëndrueshme, ndërsa sërisht sot nuk ka patur humbje jete.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.i/dosja.al)

Shto Koment