Politike

Vijon “lufta” për Shkodrën, Prefekti kërkon të mbledh Këshillin. Në rend dite dhe marrja e mandatit të kryetarit

Sipas shkresës, mësohet se kjo mbeldhje do të zhvillohet në datën 19 gusht në ambientet e Rektoratit.
Featured image of article: Vijon “lufta” për Shkodrën, Prefekti kërkon të mbledh Këshillin. Në rend dite dhe marrja e mandatit të kryetarit

Sipas shkresës, mësohet se kjo mbeldhje do të zhvillohet në datën 19 gusht në ambientet e Rektoratit.

Letra e Prefektit
Letra e Prefektit ka tre pika:
1. Komunikimi i Këshillit Bashkiak dhe zgjedhja e organeve drejtuese e përfaqësuese.
2. Zgjedhja e përfaqësuesve të Këshillit të Bashkisë në Këshillin e qarkut Shkodër.
3. Shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.
Por pika e tretë duket se do bjerë poshtë, pasi Valdrin Pjetri i zgjedhuri për këtë postë ka zgjedhur të terhiqet pas akuzave të PD.
Tri ditë më parë, Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Pjetri nga ana tjetër, dha dje dorëheqjen dhe tha se do të fokusohet në zbardhjen e të vërtetës, duke mohuar dënimin. Rama pezulloi të gjitha funksionet e tij në Parti, ndërkohë që ende ka ngërç lidhur me datën e re të zgjedhjeve në Shkodër.
(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Vijon “lufta” për Shkodrën, Prefekti kërkon të mbledh Këshillin. Në rend dite dhe marrja e mandatit të kryetarit

  1. Te mbledhë….

Shto Koment