Aktualitet

Vijon gara për kreun e BKH, kualifikohen 8 kandidatë, gati për t’u përballur me ‘makinën e së vërtetës’ (EMRAT)

8 kandidatët në garë janë Aida Veizaj, Ardian Çipa, Ervin Hodaj, Ylli Pjetërnikaj, Artur Beu, Gentjan Shehaj, Lindita Nushi dhe Idajet Faskaj.
Featured image of article: Vijon gara për kreun e BKH, kualifikohen 8 kandidatë, gati për t’u përballur me ‘makinën e së vërtetës’ (EMRAT) Ervin Hodaj, Artur Beu, Lindita Nushi dhe Idajet Faskaj

TIRANË- Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të vazhdojë me 8 kandidatë, pasi të tjerët janë skualifikuar gjatë testit fizik dhe atij me shkrim. Aktualisht në garë për kreun e “FBI-së shqiptare” janë Aida Veizaj, Ardian Çipa, Ervin Hodaj, Ylli Pjetërnikaj, Artur Beu, Gentjan Shehaj, Lindita Nushi dhe Idajet Faskaj. 8 kandidatët pritet t’i nënshtrohen testit të fundit, atij poligrafik ose ndryshe i “makinës së të vërtetës” që do të bëhet nga ekspertët amerikanë.

Në garë për të drejtuar “FBI-në shqiptare” hynë 40 aplikantë profesionet e të cilëve varionin që nga avokatë, policë apo edhe ish-oficerë policie, të cilët prej kohësh jetonin jashtë Shqipërisë. Një pjesë e tyre që nuk përmbushnin kushtet u skualifikuan nga gara, ndërsa të tjerë humbën ‘betejën’ me provat. Lidhur me procesin ka dalë garant Ambasada Amerikane, e cila ka siguruar shqiptarët se ka qenë transparent. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ambasada njoftoi se ka dhënë një fond prej 4 milion dollarësh, i cili do të përdoret në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë. Nga ana tjetër, për këtë post, kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se duhet një person me integritet dhe se do të trajnohet nga SHBA-ja.

J.V/Dosja.al

Shto Koment