Aktualitet

Vijon fushata e vaksinimit në Shqipëri, Manastirliu: Mbi 13 mijë persona janë vaksinuar ditën e sotme 

Ndërsa nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 585, 693 qytetarë. Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta.
Featured image of article: Vijon fushata e vaksinimit në Shqipëri, Manastirliu: Mbi 13 mijë persona janë vaksinuar ditën e sotme  Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend. Me anë të një postimi në Twitter, ajo shkruan se sot janë kryer 13, 467 vaksinime.

Ndërsa nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 585, 693 qytetarë. Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi

Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë. Aktualisht ka nisur shpërndarja e dozave tek moshat mbi 60 vjeç. Në vendin tonë janë imunizuar bluzat e bardha, janë vaksinuar gazetarë, efektivë policie, mësues e pedagogë. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment