Politike

“Mos u jepni hapësirë lloj e lloj tipave…”/ Eurodeputeti i përgjigjet Ramës: Ne i marrin informacionet nga qeveria, opozita dhe …

Ndërkohë Gahler në një intervistë ekszkluzive që ka dhënë për 'Tempora" është shprehur se ai i merr informacionet nga qeveria, opozita, mediat dhe shoqëria civile. 
Featured image of article: “Mos u jepni hapësirë lloj e lloj tipave…”/ Eurodeputeti i përgjigjet Ramës: Ne i marrin informacionet nga qeveria, opozita dhe …

TIRANË–  Eurodeputeti Michael Gahler, i është përgjigjur akzuave të Kryeministrit edi Rama, i cili gjatë një deklarate për shtyp që ka bërë ditën e sotme ku tha se ai merr informacione vetëm nga opozita.

Ndërkohë Gahler në një intervistë ekszkluzive që ka dhënë për ‘Tempora” është shprehur se ai i merr informacionet nga qeveria, opozita, mediat dhe shoqëria civile. 

‘E dini, unë kam gati 20 vite në PE dhe jam marrë me shumë vende në çështjen e zgjerimit, pavarësisht se cila palë është në qeveri. Gjithmonë jemi akuzuar, kushdo që ka qenë në familjen europiane. Ne marrim informacione nga qeveria, opozita, mediat, shoqëria civile. Kur Komisioni i Venecias jep një deklaratë kjo është e rëndësishme dhe ne e shohim mirë. Qeveria është në krye dhe çfarë do lloj kritike i drejtohet qeverisë’, u shpreh Michael Gahler.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama ditën e sotme në konferencën me gazetarët, shfryu në disa epitete për koordinatorin, duke thënë “Ça është ky, mo ça është ky? Ku flet ky, nga Babrruja? Mos u jepni hapësirë lloj e lloj tipave, që në vendin e tyre nuk i pyet askush”,-tha Rama teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për Galher. “Politika është cirk ku s’mbarojnë karagjozët“-tha ai.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment