Aktualitet

Vijojnë tenderat për rindërtimin e banesave të prishura nga tërmeti, APP: Janë të domosdoshëm

Në njoftim thuhet gjithashtu se pasur në konsideratë domosdoshmërinë e nevojave të krijuara nga tërmeti, procesi i prokurimit vijon edhe për procedurat që zhvillohen në kuadër të procesit të rindërtimit, sipas parashikimeve të Aktit Normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me Ligjin nr.97/2019.
Featured image of article: Vijojnë tenderat për rindërtimin e banesave të prishura nga tërmeti, APP: Janë të domosdoshëm Foto Ilustruese

TIRANË– Agjencia e Prokurimit Publik ka sqaruar njoftimin për anullimin e të gjitha tenderave. Në një njoftim në faqen zyrtare, APP-ja shkruan se nuk do të pezullohen e nuk do të shtyhen tenderat që janë në proces për ndërtimin e 3400 banesave individuale, me njësi zbatuese FSZH dhe Bashkinë e Tiranës, për shkak të situatës që ka lënë pas tërmeti.

Në njoftim thuhet gjithashtu se pasur në konsideratë domosdoshmërinë e nevojave të krijuara nga tërmeti, procesi i prokurimit vijon edhe për procedurat që zhvillohen në kuadër të procesit të rindërtimit, sipas parashikimeve të Aktit Normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me Ligjin nr.97/2019.

SQARIMI I PLOTË

Në vijim të Njoftimit Nr.2371 Prot., datë 31.03.2020 për pezullimin e shpalljes së procedurave të reja të prokurimit publik, si dhe atyre që janë në proces, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, nisur edhe nga pyetjet e shumta dhe problematikat që janë adresuar për zgjidhje pranë saj, sjell në vëmendje të autoriteteve kontraktore si më poshtë vijon: Njoftimi për pezullimin e procedurave të prokurimit i referohet të gjitha procedurave të prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për ato objekte prokurimi, të cilat nuk lidhen ngushtësisht me situatën e pandemisë dhe për ato objekte që nuk janë te domodoshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë kuptim, sqarojmë se autoritetet kontraktore mund të vijojnë procesin e prokurimit (shpalljet e reja apo procedurat që janë në proces) për mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19, dhe për ato objekte që janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e punës së autoriteteve kontraktore, duke përfshirë objektet e prokurimit të lidhura me ofrimin e shërbimeve për komunitetin. Po kështu, pasur në konsideratë domosdoshmërinë e nevojave të krijuara nga tërmeti, procesi i prokurimit vijon edhe për procedurat që zhvillohen në kuadër të procesit të rindërtimit, sipas parashikimeve të Aktit Normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me Ligjin nr.97/2019. Së fundmi, sjellim në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë se, sistemi i prokurimit elektronik është në punë (on line) 24 orë, çdo ditë të javës. Po kështu dhe stafi i APP-së është në dispozicion për çdo kërkesë për asistencë, pyetje apo paqartësi, të cilat mund t’i dërgoni në adresën e-emailit: info.app@app.gov.al. Duke ju falënderuar, DREJTOR I PËRGJITHSHËM Reida Kashta.

Vetëm para një jave, Agjencia e Prokurimi Publik publikoi një njoftim ku shkruante se është marrë vendimi për të anuluar të gjitha tenderat me vlerë të vogël, që nuk lidhen me situatën e pandemisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment