Bota

Vijojnë protestat në Bjellorusi/ Liderja e opozitës largohet nga vendi dhe strehohet në Lituani

Liderja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya është larguar nga Bjellorusia. Mësohet se ajo është strehuar nga Lituani.
Featured image of article: Vijojnë protestat në Bjellorusi/ Liderja e opozitës largohet nga vendi dhe strehohet në Lituani Aleksandër Lukashenko dhe liderja e opozitës, Svetlana Tichanovskaya.

BJELLORUSI-Liderja e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya, është larguar nga vendi. Largimi i saj erdhi pas shpërthimit të protestave në këtë shtet. Lajmi është dhënë nga ministri i  Jashtëm lituanez, i cili nëpërmjet një postimi në Twitter tregon se ajo ndodhet në Lituani.

Por çfarë po ndodh në Bjellorusi?

Protestat në Bjellorusi nisën, pasi Tikhanovskaya humbi zgjedhjet presidenciale përballë Alexander Lukashenkos, i cili drejton vendin prej vitit 1994. Sipas rezultatit paraprak, Lukashenko ka grumbulluar afro 80% të votave, ndërsa kundërshtarja e tij rriti të grumbullonte vetëm 9.9% për qind. Liderja e opozitës akuzoi Lukashenkon për manipulim të rezultatit, pasi në zgjedhje nuk kishte vëzhgues dhe komisionerë zgjedhor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe Bashkimi Europian e ka kundërshtuar këtë vendim të zgjedhjeve.  Ndërkohë, dhe gazeta prestigjioze gjermane BILD publikoi një artikull mbi  zgjedhjet e fundit në Bjellorusi. Kjo e fundit shkruajti se zgjedhjet u fituan nga Svetlana Tichanovskaya. Por, në këtë shtet vijojnë protestat, ku nga përpasja e popullit me qeverinë ka humbur jetën edhe një person.

Burimi: The Washington Post

J.V/Dosja.al 

Shto Koment