Bota

Vijojnë pas-lëkundjet në Kroaci/ Dy tërmete të forta brenda pak minutash, deri në 4.8 ballë

Më i rëndi prej tyre kishte fuqinë e 4.8 ballë të shkallës Rihter dhe u ndje në orën 06:15. Tërmeti pati një thellësi prej 5.4 kilometrash. 
Featured image of article: Vijojnë pas-lëkundjet në Kroaci/ Dy tërmete të forta brenda pak minutash, deri në 4.8 ballë Pamje nga tërmeti në Kroaci

KROACI– Mëngjesin e sotëm Kroacia u trondit edhe nga dy tërmete të tjera, me epiqendër në zonën e Petrinjës dhe Lekenikut. Më i rëndi prej tyre kishte fuqinë e 4.8 ballë të shkallës Rihter dhe u ndje në orën 06:15. Tërmeti pati një thellësi prej 5.4 kilometrash.

11 minuta më vonë, Koracia u lëkund sërush nga një tjëtër tërmet me fuqi 4.7 ballë, me thellësi prej 10 kilometrash.

Ditën e djeshme, Kroacia u godit nga një tërmet i fuqishëm, prej 6.3 ballë të shkallës Rihter  dhe epiqendra e tij ishte tre kilometra nga Petrinja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas informacioneve të fundit, shtatë persona kanë humbur jetën, 20 janë plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

Tërmeti i djeshëm u ndje në kryeqytetin kroat, Zagreb, në Bosnje e Hercegovinë, në Serbi dhe, madje, në Itali.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment