Aktualitet

Vijojnë infektimet në spitalin e Elbasanit, mjeku kirurg rezulton pozitiv me COVID-19, përgjigjen e tamponit e mori me 1 shtator

Mjeku kirurg i cili punon në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” është infektuar me COVID-19.
Featured image of article: Vijojnë infektimet në spitalin e Elbasanit, mjeku kirurg rezulton pozitiv me COVID-19, përgjigjen e tamponit e mori me 1 shtator Spitali Elbasan
Përditësuar:

ELBASAN- Një tjetër mjek ka rezultuar me koronavirus në Spitalin e Elbasanit.

Mjeku kirurg i cili punon në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” është infektuar me COVID-19. Përgjigjia pozitive për mjekun ka dalë në datën 1 shtator, ndërsa për mediat është bërë e ditur ditën e sotme.

Në po të njëjtin qytet ka rezultuar pozitiv një tjetër mjek urolog pak ditë më parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në qytetin e Elbasanit për 24 orë janë regjistruar 13 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve aktive, në 129 persona.

Elbasani është qyteti i shtatë në vend për numrin e lartë të personave që janë prekur nga COVID-19.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment