Aktualitet

Vijojnë dasmat në kohë pandemie, Policia ndëshkon 3 pronarë lokalesh, 2 të tjerëve u mbyllet biznesi  për 6 muaj

Më tej njoftohet se dy prej bizneseve do qëndrojnë të mbyllur për 6 muaj, pasi shkelja ishte e përsëritur.
Featured image of article: Vijojnë dasmat në kohë pandemie, Policia ndëshkon 3 pronarë lokalesh, 2 të tjerëve u mbyllet biznesi  për 6 muaj Foto ilustruese

DURRËS– Policia e Durrësit ka vijuar kontrollet për lokalet që zhvillojnë dasma në kohë pandemie dhe ka ndëshkuar disa prej tyre. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se janë gjobitur me 1 milionë lekë tre pronarë lokalesh. Më tej njoftohet se dy prej bizneseve do qëndrojnë të mbyllur për 6 muaj, pasi shkelja ishte e përsëritur.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia e Qarkut Durrës ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, 3 pronarë subjektesh dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, 2 prej tyre, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili në mënyrë të përsëritur organizonte ceremoni martesore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore. Gjithashtu ky subjekt është ndëshkuar dhe nga ISHP. Për subjektin me pronar shtetasin D. Q., në Katund të Ri, shërbimet e Policisë kanë vendosur 2 herë masë administrative 1.000.000 lekë, si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi në mënyrë të përsëritur ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin në lagjen nr.15, Spitallë, Durrës, me pronar shtetasin S. P., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment