Aktualitet

Vidhnin Rolex, bizhuteri e para, Policia arreston 5 shqiptarë në Itali

Policia ka zhvilluar kontrolle në banesat e tyre dhe iu kanë gjetur bizhuteri të shtrenjta dhe shuma të mëdha parash.
Featured image of article: Vidhnin Rolex, bizhuteri e para, Policia arreston 5 shqiptarë në Itali Sendet e sekustruara

ITALI- Policia italiane ka vënë në pranga 5 shqiptarë që akuzohen për disa vjedhje. Sipas mediave në Itali bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Marcianise të Caserta-s.

Policia ka zhvilluar kontrolle në banesat e tyre dhe iu kanë gjetur bizhuteri të shtrenjta dhe shuma të mëdha parash.

Shkak i arrestimit janë bërë dy prej anëtarëve të bandës, pasi ata u ndaluan nga një patrullë. Policia vijoi me kontrollin e tyre dhe zbuluan 4 mijë Euro në makinën e tyre.

Pasi shqiptarët nuk justifikonin paratë e tyre, policia ka vijuar kontrollet në banesat e tyre dhe ka gjetur dhe tre shqiptarët e tjerë dhe sendet e vjedhura.

Në banesa, ata gjetën bizhuteri të shtrenjta, duke për fshirë ora Rolex, unaza apo edhe varëse. Pas hetimeve u zbulua se shqiptarët i kishin vjedhur të gjitha këto sende në provincën e Avellino-s.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment