Aktualitet

Vidhnin banesat kur pronarët ishin me pushime, arrestohet bashkëpuntorja femër, po arratisej drejt Maqedonisë (Roli në grabitje)

Valbona Osmani po arratisej drejt Maqedonisë dhe është arrestuar në doganën e Bllatës. Ajo u ka thënë policëve se po ngatërronin person mirëpo nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.
Featured image of article: Vidhnin banesat kur pronarët ishin me pushime, arrestohet bashkëpuntorja femër, po arratisej drejt Maqedonisë (Roli në grabitje) Foto ilustruese
Përditësuar:

TIRANE– Ditën e sotme është arrestuar bashkëpuntorja femër e grupit të grabitësve nëpër banesa duke finalizuar kështu operacionin policor të koduar “Sezoni”.

Valbona Osmani po arratisej drejt Maqedonisë dhe është arrestuar në doganën e Bllatës. 33-vjeçarja u ka thënë policëve se po ngatërronin person mirëpo nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.

Valbona është pjesëtarja e 5-të e grupit dhe roli i saj në grup ishte të shiste bizhuteritë e vjedhura jashtë Shqipërisë. Ajo këmbente në vlera monetare varëse, ora, byzylykë e sende elektronike.

Grupi ka arritur të vjedhë mbi 500 mijë €, sende me vlerë e bizhuteri e në 2 muaj vodhën 12 banesa në Tiranë dhe në Durrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Uniformat blu bëjnë me dije se grupi i “skifterëve” ka vjedhur edhe 3 kasaforta në disa banesa në Tiranë, ku janë gjetur mijëra euro si dhe bizhuteri me vlerë të madhe. Gjatë këtij operacioni, Policia ka sekuestruar 2 automjete,  një shumë prej 10.000 euro dhe një pajisje për bllokimin e valëve.

Ndërkohë në kërkim është dhe bashkëpunëtori tjetër i tyre, A. R, 45 vjeç.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment