Aktualitet

‘Vidhinîn banesa në Durrës e Krujë., Policia: Kemi arrestuar 3 persona, vinin nga Shkodra për të kryer krîmet

Në një njoftim për mediat Policia bën me dije sot janë vënë në pranga 3 shtetas të cilët kanë tentuar të vjedhin banesa.
Featured image of article: ‘Vidhinîn banesa në Durrës e Krujë., Policia: Kemi arrestuar 3 persona, vinin nga Shkodra për të kryer krîmet Policia Durrës

DURRËS– Për gati një muaj banorët e Durrësit e Krujës jetojnë me frikën e tërmetit të radhës, por kjo nuk ka ndaluar hajdutët që të vijojnë punën e tyre. Në një njoftim për mediat Policia bën me dije sot janë vënë në pranga 3 shtetas të cilët kanë tentuar të vjedhin banesa.

Po ashtu bëhet me dije se sot 1 person është arrestuar në Durrës e dy të tjerë në Krujë dhe iu sekuestruan mjetet me të cilat ishin përgatitur për të kryer vjedhje. “Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, shtetasit E. R., 25 vjeç, banues në lagjen Dobrac, Shkodër, i dënuar më parë dhe i pasagjerit shtetasit N. P., 23 vjeç, banues në Shkodër. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, në bashkëpunim”, shkruan Policia.

NJOFTIMI I PLOTË

Shtohen masat për parandalimin e vjedhjeve në banesa. Vihen në pranga 3 shtetas në tentativë për të kryer vjedhje. Në Durrës vihet në pranga një 42-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat që ishin larguar banorët. Në Krujë u vunë në pranga 2 të rinj dhe iu sekuestruan mjetet me të cilat ishin përgatitur për të kryer vjedhje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit e sigurisë, si dhe parandalimin e vjedhjes së pronës, ka shtuar masat e kontrollit dhe të prezencës së Policisë në territor, në të gjitha ato zona, ku banesat janë braktisur nga banorët si pasojë e tërmetit. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës.

Në Krujë, pas informacionit të marrë në rrugë operative se dy të rinj nga Shkodra, të cilët ishin duke qarkulluar me një automjet do kryenin vjedhje në zonën e Krujës, shërbimet e Policisë kanë bërë bllokimin e automjetit dhe të dy të rinjve që ndodheshin në të. Nga kontrolli i ushtruar në brendësi të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi mjete që shërbenin për hapjen e dyerve të banesave dhe të automjeteve, doreza e pajisje të tjera që do shërbenin për të realizuar vjedhjet.

Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, shtetasit E. R., 25 vjeç, banues në lagjen Dobrac, Shkodër, i dënuar më parë dhe i pasagjerit shtetasit N. P., 23 vjeç, banues në Shkodër. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, në bashkëpunim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment