Aktualitet

Vidhen dy ‘bisha’ luksi në Shqipëri/ Pronarët e CLS-së dhe Range Rover-it kërkojnë ndihmë: Ofrojmë shpërblim

Më konkretisht, Benzi me targa AA 183 YO, ngjyrë e zezë, është vjedhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Plepave në Durrës. Makina mendohet të jetë grabitur gjatë orës 00:00 të mesnatës deri në 05:00 të mëngjesit.
Featured image of article: Vidhen dy ‘bisha’ luksi në Shqipëri/ Pronarët e CLS-së dhe Range Rover-it kërkojnë ndihmë: Ofrojmë shpërblim Dy mjetet e vjedhura
Përditësuar:

TIRANË– Dy makina luksoze janë grabitur brenda 24 orëve në Shqipëri. Me anë të mesazheve, pronarët e dy automjete të vjedhura të llojit “Benz CLS” dhe “Range Rover”, kanë raportuar në redaksinë  e “JOQ”, faktin që automjetet e tyre janë grabitur krejt papritur brenda ditës.

Më konkretisht, Benzi me targa AA 183 YO, ngjyrë e zezë, është vjedhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Plepave në Durrës. Makina mendohet të jetë grabitur gjatë orës 00:00 të mesnatës deri në 05:00 të mëngjesit.

Qytetari që ka denoncuar rastin kërkon ndihmën e shqiptarëve për ta rigjetur automjetin e tij.

Ndërsa automjet luksoz tip “Range Rover” ngjyrë të zezë me targa “AA020 TO” është vjehdur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Pronari i mjetit shkruan se ofron shpërblim të majmë për këdo që e ka parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vjedhja e automjeteve në Shqipëri ka ndodhur në masë. Madje shumë herë është raportuar se ngjarjet më të rënda dhe kriminale në vend janë kryer duke përdorur makinat e vjedhura, të cilat i modifikojnë dhe u ndërrojnë targat.

Në raste të shumta janë gjetur të djegura, pak orë pasi mund të ketë ndodhur një vrasje. Kujtojmë këtu rastin e ekzekutimit të tregtarit Besnik Hida në Lushnje. Autorët udhëtuan me makinën që I vodhën një çifti në Tiranë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment