Aktualitet

Videoja që shokoi rrjetin/ Adoleshenti dhunohet nga bashkëmoshatarët, të miturit në kërkim nga policia

  • Thirrja e Hazizajt: Mos e shpërndani videon! Ja dy arsyet
  • Një adoleshent i rrethuar nga një grup djemsh që e godasin njëri pas tjetrit në fytyrë dhe në trup dhe e detyrojnë të thotë fjalë të turpshme. Policia është vënë në kërkim të të miturve.
    Featured image of article: Videoja që shokoi rrjetin/ Adoleshenti dhunohet nga bashkëmoshatarët, të miturit në kërkim nga policia Pamje nga videoja

    TIRANË– Edhe pse ende të mitur, disa adoleshentë janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës. Shkak është bërë publikimi i një videoje, ku ata janë filmuar duke dhunuar barbarisht një bashkëmoshatar.

    Në videon e siguruar nga BalkanWeb, një adoleshent është detyruar që të gjunjëzohet para shokëve të tij dhe të thotë fjalë të turpshme, në të kundër do të dhunohej prej tyre. 

    Ndërkohë që disa herë tenton që të bëjë rezistencë, i mitur dhunohet nga bashkëmoshatarët. I rrethuar prej tyre, i mituri filmohet edhe duke u dhunuar.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Videoja u është shpërndarë 6 komisariateve në Tiranë, pasi dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet. Mëgjithashtë nuk përjashtohet mundësia që rasti të ketë ndodhur në ndonjë qytet tjetër.

    Ky fenomen është i njohur në të gjithë botën si “bullizëm”, e cila nuk është gjë tjetër veçse dhunë psikologjike ose fizike e ushtruar vazhdimisht nga një grup individësh kundrejt një individi tjetër .

    (k.m & a.s/dosja.al)

    Shto Koment