Bota

Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Gruaja luan në piano mes shtëpisë së shkatërruar pas shpërthimit në Bejrut

Një banore e Bejrutit ka filmuar momentin prekës kur mamaja e saj luan në piano një këngë tradicionale skoceze Auld Lang Syne, mes rrënojave të banesës së dëmtuar nga shpërthimi tragjik.  
Featured image of article: Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Gruaja luan në piano mes shtëpisë së shkatërruar pas shpërthimit në Bejrut Gruaja gjate momentit kur luan ne piano.

LIBAN– Shpërthimi tragjik në Bejrut të Libanit pasditen e së martës shokoi botën. E një një kohë që kanë vdekur 157 persona dhe janë plagosu 5000 mijë banorë të tjerë, ende nuk është zbuluar shkaku i vërtetë që çoi në shpërthimin e fuqishëm.

Por mes shumë videove dhe fotove të trishta nga Bejruti, një video e bërë virale në rrjet tregon një moment emocionues ku një grua luan në piano pas shpërthimit tragjik.
Një banore e Bejrutit ka filmuar momentin prekës kur mamaja e saj luan në piano një këngë tradicionale skoceze Auld Lang Syne, mes rrënojave të banesës së dëmtuar nga shpërthimi tragjik.

Për shkak të këtij shpërthimi tragjik të paktën 300 mijë banorë kanë mbetur të pastrehë, pasi shtëpitë e tyre janë dëmtuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë autoritetet kanë bërë me dije se numri i viktimave pritet të rritet, sepse ende ka shumë banorë që rezultojnë të zhdukur.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi të martën në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 157 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se zyrtarët e portit tashmë janë në arrest shtëpie, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment